Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së i hendikepuar për “rastin Peci”

13:10 / 21.06.2013

Kryetari i Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi ka thënë se nuk mund të hetojnë rreth dyshimeve që janë ngritur për mundësinë që ambasadori Lulzim Peci mund të ketë kontaktuar me zyrtarë të shërbimeve inteligjente të Serbisë.

Sipas Krasniqit, anëtarët e komisionit parlamentar janë të hendikepuar për të hetuar, sepse nuk kanë certifikata të sigurisë dhe nuk e kanë kaluar procesin e verifikimit.

Megjithatë, Krasniqi ka thënë për Telegrafin se për çështjet e ngritura rreth rastit të ambasadorit Peci do të diskutohet me drejtorin e AKI-së, në një mbledhje të Komisionit.

Ndërkohë, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka thënë se është vështirë që dikush të akuzohet se kontakton me ndonjë spiun serb, për shkak se është vështirë që të dihet se kush është pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe. Sipas tij, për këtë arsye janë shumë banale akuzat që i janë bërë ambasadorit Lulzim Peci.

“Kush e di se kush është shërbim inteligjent i Serbisë në Kosovë. Ne ende nuk e dimë se sa spiunë i ka Serbia në Kosovë, a e ka ditë Peci se kush janë këta, kush e ka njoftuar se ata zyrtarë me të cilët është takuar mund të jenë spiunë. Kushdo mund të kontaktojë zyrtarë të tillë, vetëm Qeveria Thaçi bën këso banalitetesh”, ka thënë Krasniqi.

Sipas deputetit Krasniqi, ajo që i është mveshur ambasadorit Peci ka dalë prej kornizave politike dhe njerëzore.

“Ata e akuzojnë njeriun se ka kontaktuar me zyrtarë të shërbimit sekret serb, ndërsa vet gjithë ditën rrinë me spiunë të Beogradit, e ndoshta edhe nuk e dinë që janë të tillë”, ka theksuar Krasniqi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.