Ministri austriak lobon për njohjen e Kosovës

17:17 / 1.07.2013

Ministri i Jashtë i Austrisë, Michael Spindelegger, njoftohet se ka biseduar në Vjenë me kolegë të resorit nga shumë vende, te të cilët ka lobuar për njohjen e Kosovës.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug raporton për takimet e tij në margjinat e Konferencës së Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), që po mbahet në selinë e KB në Vjenë, transmeton Koha.net.

Raportohet se ai ka biseduar me shefin e diplomacisë Jugafrikane, Maite Nkoana –Mashabane.

Zëdhënësi i Spindeleggerit citohet t’i ketë deklaruar AFP-së se shefi i diplomacisë austriake i ka kërkuar kryediplomatit Jugafrikan të njohë Kosovën.

Ministri i Jashtëm i Austrisë ka biseduar edhe me kryediplomatin irakian Hoshyar Zebari, atë të Jordanisë Naser Judeh , të Algjerisë Murad Medelci, me homologë nga Amerika Jugore – Hector Timerman të Argjentinës dhe Antonio de Aguiara Patriot të Brazilit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.