Ahmeti: Grusht-shteti ishte ratifikimi i marrëveshjes

20:23 / 1.07.2013

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se grusht-shteti i vërtetë nuk kanë qenë veprimet e VV-së gjatë protestës të së enjtes para Kuvendit të Kosovës, por ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, me të vilën, sipas tij, Kosova ia ka dorëzuar edhe më shumë sovranitetin Serbisë.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se me këtë marrëveshje janë sulmuar shteti, kushtetutshmëria dhe Republika e Kosovës.

Këto komente Ahmeti i bëri pas deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, cili veprimet e Vetëvendosjes brenda Parlamentit të Kosovës i ka cilësuar të dhunshme dhe jodemokratike, “si dëshmi e të gjitha elementeve të grusht-shtetit apo uzurpimit të institucioneve”.

Ahmeti i është përgjigjur edhe deklaratës së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili veprimet e Vetëvendosjes i ka cilësuar si sjellje të papjekura politike.

“Krasniqi , nga dita e ratifikimit ka folur katër herë kundër Lëvizjes Vetëvendosje (VV), e asnjëherë kundër marrëveshjes. Me këtë ai ka dëshmuar se më shumë i pengon VV-ja, sesa marrëveshja, e që e zbut tepër shumë kritikën e tij dhe shpërfaq dyshimin mbi arsyet e kësaj kritike”, ka deklaruar Ahmeti. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.