Bruksel, ende pa marrëveshja për “Telekomin”

21:12 / 1.07.2013

Në Bruksel, ka vazhduar rundi i pestë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, ku në agjendë janë çështjet e drejtësisë, sigurisë dhe energjetikës.

Në një njoftimin shtypi të Qeverisë, tw cilin e transmeton Koha.net, theksohet se më 1 dhe 2 korrik pritet të mbahet një takim bilateral me përfaqësues të BE-së për çështjet e “Telekomit”, ku zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, dhe shefi i ART-së, Ekrem Hoxha, do të zhvillojnë një takim me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Pierre Mirel.

“Marrëveshja për “Telekomin” ende nuk është arritur, por ka pasur përparime në aspekte të caktuara, ku përparimi kryesor, ka qenë pajtimi që Kosova ta marrë kodin shtetëror telefonik nga ITU-ja, pajtim ky i cili është arritur në rundin e bisedimeve, të mbajtur më 17 maj 2013”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.