Hakerët shqiptarë thyejnë faqet e Ushtrisë së Venezuelës

17:30 / 18.07.2013

Grupi i hakerëve, i quajtur “Kosova Warriors Group”, ka sulmuar faqet e Ushtrisë së Venezuelës.

“Sulmi u bë për shkak se Venezuela nuk e ka pranuar si shtet Republikën e Kosovës. Kështu, KWG-ja vendosi ta sulmojë Venezuelën, ndërsa paralajmëron se sulmi i radhës do të jetë ndaj Ekuadorit”, thuhet në një kumtesë të grupit.

“Faqet momentalisht janë të mbyllura nga webmasteri i cili ka parandaluar sulmin para 10 minutave... Nga ky sulm kemi rreth 39 gigabajtë dokumente sekrete te Ushtrisë së Venezuelës”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Ueb-faqet e sulmuar, sipas KWG-së janë:

Ueb-faqja zyrtare e Divizionit të Këmbësorisë së Dytë në Venezuelë:
http://2dinf.ejercito.mil.ve/zoditachira/

Divizioni i Katërt i Ushtrisë së Blinduar
http://4div.ejercito.mil.ve/

Ushtria e Kursimeve Ushtarake
http://caejer.ejercito.mil.ve/

Departamenti i Arsimit të Ushtrisë
http://deej.ejercito.mil.ve/

Personeli i Ushtrisë
http://dpejb.ejercito.mil.ve/

Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit Ushtarak
http://dtic.ejercito.mil.ve/

/Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.