Çelaj: Së shpejti me kandidatin për Prishtinën

19:49 / 18.08.2013

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të mos e marrë shumë seriozisht garën për Prishtinën. Kjo parti ende nuk është përcaktuar se kush do ta sfidoj Isa Mustafën e LDK-së në garën e 3 nëntorit për të parin e Kryeqytetit.

Sidoqoftë, Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, thotë se para afatit të fundit ligjor do të shpallin edhe kandidaturën e Kryeqytetit.

"Besoj se prej javës tjetër do të fillojë shpalosja e kandidatëve nëpër komuna, derisa t\'i vjen radha edhe Prishtinës", ka thënë ai.

Çelaj ka deklaruar se nuk ka garë brenda PDK-së se kush do të marrë përgjegjësinë për të garuar për Kryetar të Prishtinës.

"Ka disa opsione", ka thënë Çelaj, derisa nuk e ka mohuar që edhe vet t\'i hyjë kësaj gare. "Potencialisht jam edhe unë".

Ky zyrtar i PDK-së në Prishtinë ka theksuar se janë duke u koordinuar edhe me udhëheqjen e partisë për të nxjerr kandidatin, i cili do të jetë i pranueshëm edhe për prishtinasit, por edhe për PDK-në.

PDK asnjëherë nuk e ka pasë pushtetin në Prishtinë, derisa në zgjedhjet e fundit ka dalë e treta.

Qytetin më të madh të Kosovës e udhëheq LDK prej përfundimit të luftës, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka fituar pa balotazh.

Deri më tash kandidaturën për të udhëhequr me Prishtinën e ka publikuar vetëm kandidati i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili kishte dal i katërti në zgjedhjet e vitit 2009.

Ndërkohë, as LDK nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e Isa Mustafës për Kryetar të Prishtinës. Ndërsa, as AKR dhe as Lëvizja Vetëvendosje nuk i kanë publikuar emrat e kandidatëve për të udhëhequr me Kryeqytetin. Sidoqoftë, partia e Pacollit pritet të garojë me Ibrahim Makollin, ndërsa ajo e Albin Kurtit me Shpend Ahmetin. /Express/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.