Thaçi pranoi zyrtarisht njohjen nga shteti i Grenadës

18:49 / 25.09.2013

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Nju Jork është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele dhe me këtë rast pranoi edhe zyrtarisht njohjen nga shteti i Grenadës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në shtetet përkatëse, si dhe për sferat në të cilat dy shtetet mund të bashkëpunojnë.

Thaçi e falënderoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për njohjen që Grenada i bëri Kosovës.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, theksoi se shtetet e vogla si Grenada e Kosova duhet të aspirojnë të kenë shtete mike sa më shumë.

Gjatë takimit, Kryeministri Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Steele, nënshkruan edhe formalisht themelimin e marrëdhënieve diplomatike bilaterale në mes të dy shteteve. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.