Çekia e ka pranuar Kosovën dhe kjo nuk ndryshon

23:19 / 31.03.2009

Njohja e Kosovës si shtet i pavarur është hap i pakthyeshëm dhe nuk mund të ndryshojë, tha të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Çekisë, Zuzana Opletalova, me rastin e deklaratës së komunistëve çekë se ky pranim "ende nuk ka përfunduar".

"Ne de jure e kemi pranuar Kosovën, që do të thotë se kjo juridikisht nuk mund të ndryshojë", u tha zëdhënësja Opletalova, mediave beogradase.

Komunistët e pareformuar çekë, konsiderojnë se njohja e Kosovës në Çeki ende nuk ka përfunduar, pasi, sipas tyre, Kosova do të jetë me të vërtetë e pranuar, kur presidenti Vacllav Klaus, do ta nënshkruante emërimin e ambasadorit të Çekisë në Prishtinë.

Por, juristët e qeverisë çeke dhe të Ministrisë së Jashtme këtë pretendim e kundërshtojnë kategorikisht. "Jo, kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me këtë. Marrëdhëniet diplomatike dhe njohja e shteteve nuk kanë lidhshmëri njëra me tjetrën", tha zëdhënësja Opletalova. /REL/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.