Hoxhaj paralajmëron hapjen e ambasadës në Kanada

Publikuar: 11:46 / 22.03.2014
Hoxhaj paralajmëron hapjen e ambasadës në Kanada
0shares
komente

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë vendim për hapjen e ambasadës së Kosovës në Kanada.

Mësohet se kërkesa e shefit të diplomacisë kosovare, Hoxhaj për hapje të ambasadës i është dorëzuar Presidentes Jahjaga për dekretim dhe së shpejti Kosovës do t’i shtohet edhe një ambasadë në shërbimin e jashtëm.

Lajmi për hapjen e ambasadës vjen vetëm dy javë pas paralajmërimit të Hoxhajt për hapjen e ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe konsullatave në Milano dhe Munih.

Iniciativa më e fundit e Hoxhajt dhe Ministrisë së Jashtme është rezultat i rekomandimeve të Konferencës së Dytë të Ambasadorëve për të rikonfiguruar shtrirjen e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës nëpër botë.

Deri më tani, Kosova arrin numrin e 25 ambasadave nëpër botë dhe 20 misioneve konsullore. /Telegrafi/
 


Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.

Lexues të nderuar të portalit Telegrafi. Në pamundësi për të menaxhuar vëllimin e madh të komenteve në platformën Disqus - mbi të gjitha për shkak të diskursit negativ të disa komentuesve që keqpërdorin të drejtën e komentimit duke devijuar dhe banalizuar debatin e mirëfilltë - menaxhmenti i Telegrafit ka marrë vendim që së shpejti të ndalojë komentimet nga platforma e deritashme Disqus. Ju njoftojmë se debati për tekstet përkatëse mund të vazhdojë me profilet reale, vetëm përmes sistemit të komentimit të ofruar nga rrjeti social Facebook. Ju falënderojmë për mirëkuptim.