Pacolli kërkon nga Gaddafi të njohë Kosovën

14:27 / 9.09.2009

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli është takuar në Libi me liderin e këtij vendi, Muammar al Gaddafi, nga i cili ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës dhe vendosjen e linjave të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sipas një komunikate të AKR-së, bëhet e ditur se, lideri i Libisë, ka premtuar se do të shqyrtojë me vëmendje mundësinë e njohjes së Kosovës nga vendi i tij, pavarësisht siç thuhet raporteve të mira me Serbinë dhe kërkesës së Rusisë për njohjen e Abkazisë dhe Osetisë.

Po ashtu, AKR njofton se Gadafi ka thënë se nuk do të ketë asnjë barrierë për lëvizje të lirë të kosovarëve në Libi, zhvillimin e marrëdhënieve në fushën ekonomike dhe në gjitha fushat e tjera të jetës. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.