Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Thaçi: Situata në Kosovë është e qetë dhe shumë stabile

Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi është mbajtur të martën takimi i radhës i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilin është vlerësuar gjendja e përgjithshme e sigurisë në vend, është prezantuar drafti i Strategjisë për Sigurinë dhe i është dhënë drita e gjelbër themelimit të Komisionit për Inteligjencë.

Në hapje të takimit kryeministri Thaçi ka vlerësuar të qëndrueshme dhe stabile gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës. “Situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë dhe shumë stabile”, theksoi Thaçi, duke falënderuar të gjithë mekanizmat e sigurisë për punën e shkëlqyeshme gjatë periudhës së kaluar.

Thaçi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë midis KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës, FSK-së dhe AKI-së, duke inkurajuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Më tutje, ai ka vlerësuar punën lidhur me demarkacionin e kufirit me Maqedoninë si dhe bashkëpunimin shumë të mirë të Kosovës me vendet fqinje për çështjet e luftës kundër kontrabandës, trafikimit dhe krimit të organizuar.

Duke folur lidhur me procesin zgjedhor, kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova është duke kaluar nëpër një proces historik dhe shumë të rëndësishëm dhe ka përgëzuar për fushatën e qetë dhe demokratike që po zhvillohet në Kosovës. Kryeministri Thaçi shprehu bindjen se këto do të jenë zgjedhje model për rajonin.

Në këtë takim është prezantuar edhe Drafti i Strategjisë për Sigurinë e Kosovës. Është vlerësuar se Grupi Punues i përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë ka hartuar një dokument shumë të mirë dhe se ai është në përfundim e sipër. Pas një afati të shkurtër ky dokument do të plotësohet edhe me komentet eventuale të anëtarëve të Këshillit për Siguri dhe pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Këshilli i Sigurisë i Kosovës, në këtë takim i ka dhënë dritën e gjelbër edhe themelimit të Komisionit për Inteligjencë. Sipas ligjit krahas Sekretariatit dhe Qendrës së Situatave si dy organe mbështetëse të Këshillit të Sigurisë, duhet të themelohet edhe Komisioni për Inteligjencë që e përbëjnë përfaqësuesit e lartë nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ky komision do të përkujdeset që politikat e qeverisë janë duke u koordinuar dhe zbatuar. /Telegrafi/

Postuar: 13:08 / 10 Nentor 2009 | RSS

Komente (11)
M48,:
Para 13 javëve:
normal si osht e qet se xhysma e kosoves nuk kontrollohet na PRISHTINA shemull konkret e keni mitrovicen qa bani hashimi per mitrovic prej shpalljes se pamvarsis a e qeverisi veriun jo graqanicen jo
eshum enklava tje
no coment ti votojm hajnat prap
Burim:
Para 13 javëve:
Krejt ju simpatizantat e Hashimovite, Fatmirovite, Ramushovite e Ibrahimovite edhe ovitave tjere, a po e shihni bre se populli per dite e me keq po jeton, a jeni ne vete ju? Krejt mire eshte ne Kosove, po per kend, ore Kryeminister. Nuk ma merr mendja qe ata njerez qe u fundosen ne Tise apo ata 7 tjere qe qenkan burgos ne Hungari dje per kalim ilegal kufiri, po ikin prej "Parajses" qe ka kriju Thaqi, Ramushi, Fatmiri dhe tjeret. Por, gjersa ne nuk e ndryshojme vehten tone, mentalitetin tone nuk do te mundim te ndryshojme asgje. Marre, se pari neve, pastaj ketyre hajnave; sic thote nje fjale e urte angleze: "You fool me once shame on you, you fool me twice shame on me" (shqip i bjen, me mashtrove njehere marre per ty, me mashtrove dyhere marre per mua).
granit krasniqi klin:
Para 13 javëve:
qaj njeri emri gjilanasi aj pi dika senet qe thaqi esht njeri i madh ndersa ramushi aj esht katastrof me vet ramushin a e njeh uqk aj se njeh.te duaaaaaaaaa hashim thaqi
Mendimi:
Para 13 javëve:
Propagande e stilit Kinez, situata e qete , stabile,vendi i ndar, qeverija nuk ka qasje absolute ne nje pjese te madhe te vendit por ne pashallakun e ngusht te Prishtines eshte "mire" sipas keti despoti politik .
gjilanasi:
Para 13 javëve:
Ju lutem, keni parasysh se kur ky kryeminister bente lufte ushtarakopolitike e i cili sipas jush po jep toke te Kosoves, shumkush ishin ne kampet e bllaces tu u bo kahre duke pritur ne rend per buk. bile edhe tu lype kushte me te mira ( naj buke me shume apo edhe naj liter qumshte , mos te i permendi edhe qyqarlleqet e tjera.E tash shitni mend nga larg.Shitni patriotizem. Kjo seshet korrekte.
Kujtone MItriovicen, kush beri me shume per Mitrovicen se Thaqi. Venjani pak gishtin kokes o te mjere, se per nje dite nuk behet shteti.Jam i lumtur qe e kemi nje kryeminister kaq te durueshem dhe kaq optimist.Kujtone Rugoven dhe Ramushin Kohrat me te errta politike ishin me ta.Ishte mjerim. Ishalla me kurr politikea e tyre.
Perpara Thaqi. Te lumte , Je heroi me i madh i ketij shekulli te shqiptaret.
NGADAL DHE SIGURTE. KJO ESHTE RISI NE POLITIKEN SHQIPTARE. NE FAKT ESHTE AKADEMI MODERNE E REALPOLITIKES. Le te meson Daci, Pacolli, Ramushi dhe Lutfi Gelli nga kjo.
Tung nga Gjilani
?:
Para 13 javëve:
Kryeministri ka plotesisht te drejte, situata ne kosove eshte e qete dhe shume stabile, por gjenia i Kosoves harron dhe gjithnje kur flet per Kosoven, mendon per kosoven per te cilen ai ka nenshkruar nje marreveshje sekrete, ku mese 40% te territorit do ti takoje serbise, dhe me te marre vesh per kete marreveshje tani mundohen edhe mali i zi dhe maqedonia te shkepusin aq sa te jete e mundshme
fushata:
Para 13 javëve:
Edhe kjo eshte fushat sikur aje premtimi i miljonave per komuna. Kjo eshte tallje me kete popull te mjer. Vetem vazhdoni
B-Boss:
Para 13 javëve:
VALI-MUNICH, jo loqkaman populli nuk u mbush mend siq pohon ti, se mu pas mbush mend ndryshe do te ishim, por faji separi esht tek populli e pastaj tek qeveritaret.
ju lutem
me respekt
xuxi:
Para 13 javëve:
hajde jeto ne mitro edhe shikjoe e ndjeje qetsin , si ne lufte qe ke ik ne Shqipri edhe tash je ik nga Drenica qe eshte shum e qet e stabile
vali-munich:
Para 13 javëve:
ky kryeminister si duket asht ka fol sikur neper andrra,po ku more trim me baterija asht stabile hajni e vrasje per dit falni edhe territore e del me deklarata e qon pluhur midis detit , populli asht mush man ishalla e sju voton prap,si duket edhe ky vet po e din se ne tash jemi sikur ne vitet 1912 kur u coptuan tokat shqiptare,po pse po heshtim ???? ju lutem telegrafi botone flm
1213:
Para 13 javëve:
Situata në Kosovë behet e qetë dhe shumë stabile kure te levizim ne shqiptaret te lir ne gjithe kosoven o thaq shko hine ne veri
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Foto: ZKM
Foto: ZKM
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.