Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Australia premton përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti të martën në një takim Michael Potts, ambasador i Australisë në vendin tonë, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Gjatë këtij takimi, Sejdiu dhe ambasadori Potts, biseduan rreth zhvillimeve të gjertanishme në vendin tonë, gjegjësisht për zhvillimet në skenën politike, në shtimin e numrit të njohjeve si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Australia po i jep Kosovës.

“Biseduam edhe për zhvillimet e tjera në Kosovë, në kuptimin e përmbushjeve së kritereve të mira të jetës për qytetarët e vendit, në bashkëpunimin ekonomik dhe forma të tjera që do të jenë të mundshme me këtë vend që ka peshë të veçantë në skenën ndërkombëtare, sidomos edhe në mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në proceset e tanishme po ashtu edhe në nivel të mbështetjes për sigurimin e njohjeve të reja”, tha presidenti Sejdiu .

Edhe ambasadori Potts, edhe vendi i tij Australia e posaçërisht kryeministri i Australisë, kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë më ndihmën dhe përkrahjen e fuqishme që i kanë dhënë Kosovës në takime të ndryshme ndërkombëtare.

“Z. Ambasador, i cili ka një background të pasur të karrierës së tij diplomatike dha edhe një zotim personal se do të angazhohet që tek shumë vende të thotë një fjalë plus për Kosovën, dhe besoj se do ta bëjë. Por të njëjtën kohë edhe vendi i tij, posaçërisht kryeministri i Australisë, çdo kund në çdo tubim ndërkombëtar çështjen e Kosovës e ka temë pozitive të rrëfimit dhe të angazhimit për të, dhe besoj se do të vazhdojë edhe në rastet e mëtejshme. Prandaj, një falënderim të madhe për Australinë për mbështetjen që i jep Kosovës dhe një derë e hapur e bashkëpunimit gjithmonë”, tha Sejdiu.

Ndërsa ambasadori Potts përsëriti zotimin e tij për bashkëpunimin dhe përkrahjen dhënë për ngritjen e numrit të vendeve që do ta njohin Republikën e Kosovës, e posaçërisht premtoi inkurajimin e fqinjëve të Australisë, për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Në Kosovë kanë ndodhur shumë zhvillime pozitive, deri më tash pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 63 vende dhe ne dëshirojmë të punojmë me Kosovën në mënyrë që numri i këtyre njohjeve të rritet, e posaçërisht do të inkurajojmë disa nga fqinjët tanë që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, theksoi ambasadori Potts.

Ai theksoi se si ambasador i Australisë në Kosovës, për periudhën e ardhshme 3 vjecare do të angazhohet që të ndërtojë marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe do t’i inkurajojmë një numër të madh të kosovarëve që jetojnë dhe janë shkolluar në Australi të japin kontributin e tyre në rindërtimin e Kosovës. /Telegrafi/

Postuar: 16:10 / 10.11.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.