Thaçi: Të dielën ndodhi një mrekulli e pritur

17:39 / 17.11.2009
Kryeministri Hashim Thaçi, e ka vlerësuar si historik procesin zgjedhor në Kosovë, duke thënë se, “Kosova të dielën e bëri një mrekulli të pritur”.

Para kabinetit qeveritar, të martën kryeministri Thaçi ka thënë se ky proces zgjedhor është sukses historik që shënuam si vend, si shtet, si shoqëri me organizimin e mrekullueshëm të zgjedhjeve të para të lira në Kosovën e pavarur demokratike e shumë etnike.

“Është vlerësim dhe konkludim ndërkombëtar se në Kosovë po ndërtohet dhe po lulëzon demokracia, është mesazhi më i mirë i mundshëm për pranimin e suksesit dhe përshëndetjen e suksesit në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.

“Është një njohje e re për sukseset e mëdha për shtetin e ri të Kosovës dhe shoqërinë kosovare, për institucionet dhe liderët kosovarë. Prandaj më lejoni t ju uroj fitoren të gjithëve. Edhe juve që jeni këtu, edhe gjithë spektrit politik, institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:05 / 20.05.2013
Taylor Swift (Foto: Getty Images)

Swift, mbretëresha e Billboard Awards

Taylor Swift ishte fituesja e madhe në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve Billboard Music Awards, duke çuar në shtëpi plot t...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
10:56 / 20.05.2013
Foto: Zëri

Kush e shet “Voçarin”, AKP apo Mihajloviq?

Prona e ndërmarrjes shoqërore “Voçar” e cila është e regjistruar në Agjencinë kosovare të Privatizimit (AKP) në li...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.