Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Ferati kundër strukturave paralele

Ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Sadri Ferati, në një intervistë për BBC-në ka thënë se Qeveria nuk ka vendosur ende si do të veprojë në tri komunat në veri të Kosovës ku serbët bojkotuan zgjedhjet, por përjashtoi mundësinë e legalizimit të strukturave paralele.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit kanë nxjerrë fituese Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Zveçan dhe Leposaviq, ndërsa Partinë Demokratike në Zubin Potok, ndërkohë që në këto komuna, pushtetin vazhdojnë ta mbajnë strukturat paralele të dala nga zgjedhjet serbe të vitit të kaluar.

Ministri Ferati la të kuptohet se rezultatet e zgjedhjeve në këto komuna nuk do të jenë të vlefshme, për shkak të bojkotit të shumicës serbe, ndërsa votat e shqiptarëve që janë pakicë atje, konsiderohen të pamjaftueshme për legjitimitetin e kryetarit të komunës. /BBC/

Postuar: 10:18 / 23 Nentor 2009 | RSS

Komente (2)
FATMIR:
Para 11 javëve:
zotri ferati do te ishte me mir mos te flasish fare .se ne e dim se tjeterkush i mshon tupanit e ju veq muni me kcy.
Petrit:
Para 11 javëve:
Tamam puna me kane pro strulturave paralele, mendova se do thoni dic te re.. .i lodht je o Njeri edhe ishalla te nderrojne se mos vet....
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Sadri Ferati
Ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Sadri Ferati
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.