Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Libani së shpejti do të njohë Kosovën

Zv/ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi, gjatë takimeve që pati me zyrtarë të lartë të Libanit, kërkoi njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, si një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Pala libaneze tregoi mirëkuptim për çështjen e njohjes së Kosovës duke shpresuar që së shpejti edhe Libani do t'i bashkohet shteteve që e kanë njohur atë, thuhet në një njoftim të MPJSH.

Zv/ministrja Harxhi edhe gjatë vizitës në Damask gjithashtu i parashtroi palës siriane domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke përmendur faktin se janë tashmë 63 shtete të botës që e kanë njohur atë dhe dy organizata të mëdha ndërkombëtare, mes të cilave 11 janë vende anëtare të Konferencës Islamike. /qik/

Postuar: 10:22 / 23 Nentor 2009 | RSS

Komente (13)
Sylejmani Nga Burimi:
Para 11 javëve:
Allahu zullumqarve jau then koken me koh, andaj Shqiptar mos u hamendeni se do e formohet nje Shqiperi Etnike,me ndihmen e Allahut e te Amerikes.
Getoar:
Para 11 javëve:
Arsim, pse duhet te jete Turqia vella e SHBA-te mik?
Getoar:
Para 11 javëve:
Jam optimist per njohjen nga Libani. Ky vend tani drejtohet nga Saad Hariri, qe familjarisht eshte mik i shqiptareve. Siria, nderkaq, do te ngurroje ta njohe pavaresine e Kosoves, sidomos nese kete e ben qeveria e Haririt, qe eshte kundershtar i rrepte i Sirise. Nuk ka pese vjet qe Siria ka terhequr trupat e saj nga Libani pas nje pranie te paligjshme prej tri dekadash.
Arsimi:
Para 11 javëve:
pas GJND eshte rezultatet i POZITIVE i pranua njohjet e pavaresia e kosoves edhe SPANJA dhe GREQIA jane njohjet per kosoves, sepse SHBA kane qellimit spanjes dhe greqise per njohjet e kosoves ....... KOSOVA VELLAZERIT DHE MOTRAT JANE ; SHQIPERIA DHE TURQIA, NDERSA SHBA JANE MIKUT ME FORTE TE NGUSHTE TE PERJETESISHT.....
Arsimi:
Para 11 javëve:
pas GJND eshte rezultatet i POZITIVE i pranua njohjet pavaresia e kosoves se shpejt edhe
SURLA:
Para 11 javëve:
për udhëheqsin tonë jo vetëm që nuk kan me na njoftë asnjë shtet në të ardhmen ,por edhe këta qka na kan njohur do ti bëjnë që të pendohen dita ditës,por rrnoftë AMERIKA e NANA SHQIPËRI se këta politikanet tonë a po e shifni se me qfarë gjera të kota merren,vetëm me terheq vemendjen tjeter kah ,se nuk kan kurfar plani per menaxhimin e situates,sidomos shendetsore dhe sociale.
memi:
Para 11 javëve:
hajde ishalla
ALBANI:
Para 11 javëve:
me pas pas kosova bili zavenc ministrin e jashtum qe e flet gjuhen arabe kishin pas me njoft moti kosoven.
fatos:
Para 11 javëve:
... a thu pse shqiperia po lobon per ne e jo maqedonia, shqiperia lobon, maqedonia perfiton, deri kur shqiptaret e kosoves syte ka shkupi e ka gruevski kane me i pase?
Ruzhdiu:
Para 11 javëve:
Hajde ndoshta po shkrihet akulli e po e tejkalojme numrin 100, vetem se duhet lobim me teper
bajra:
Para 11 javëve:
ishalla
dreny:
Para 11 javëve:
kto lobime kejt rezultat i diplomacis se kosoves ne krye me hysenin
plaku:
Para 11 javëve:
Valla, veq Shqiperia ne beft dicka per shq e ks, se keta udheheqesat tone nmujshin me u ngi pershesh njehere e mire, mire i kan punet!
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.