| |
|
Ministri Gashi kërkon ndihmë nga shtetet e BE-së
Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, i është drejtuar me një shkresë Ingrid Johansson, shefe e Zyrës së Suedisë në Kosovë, përfaqësuese e Presidencës së Bashkimit Evropian për Kosovë, me të cilën ka kërkuar që shtetet e Bashkimit Evropian ta ndihmojnë Kosovën në sigurimin e pajisjeve të reja për institucionet publike shëndetësore.“Ju drejtohemi me kërkesë që të merrni në konsideratë eksplorimin e mundësive të mbështetjes financiare nga shtetet e Bashkimit Evropian për Sigurimin e Pajisjeve bashkëkohore për institucionet publike të vendit tonë, përmes donacioneve apo kredive”, thuhet në letrën që Gashi i ka dërguar Johanssonit.
Duke respektuar konstatimet e Raportit të Progresit për shëndetësi, ku ndër të tjera theksohet sfida që ka të bëjë me pajisjet e vjetërsuara në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, ministri Gashi, thekson se mundësitë buxhetore të shtetit të Kosovës nuk lejojnë sigurimin e pajisjeve cilësore bashkëkohore, prandaj për këtë arsye është kërkuar mbështetja e shteteve të BE-së, me qëllim që institucionet shëndetësore të Kosovës, të pajisen me pajisje të reja, me qëllim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ka shqyrtuar me vëmendje konstatimet e raportit të Progresit për këtë fushë dhe mbetet e përkushtuar që sfidave të prezantuara në raport t’u qaset në mënyrën sa më profesionale për adresimin dhe zgjidhjen e tyre. /Telegrafi/
Postuar: 11:15 / 23.11.2009 | RSS |
|
|
 |
|
Nexhmedin Saqipi, Bujanoc |
|
|