Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Ministri Gashi kërkon ndihmë nga shtetet e BE-së

Shpërndaje
Postuar: 11:15 / 23.11.2009
Komente: 0
Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, i është drejtuar me një shkresë Ingrid Johansson, shefe e Zyrës së Suedisë në Kosovë, përfaqësuese e Presidencës së Bashkimit Evropian për Kosovë, me të cilën ka kërkuar që shtetet e Bashkimit Evropian ta ndihmojnë Kosovën në sigurimin e pajisjeve të reja për institucionet publike shëndetësore.

“Ju drejtohemi me kërkesë që të merrni në konsideratë eksplorimin e mundësive të mbështetjes financiare nga shtetet e Bashkimit Evropian për Sigurimin e Pajisjeve bashkëkohore për institucionet publike të vendit tonë, përmes donacioneve apo kredive”, thuhet në letrën që Gashi i ka dërguar Johanssonit.

Duke respektuar konstatimet e Raportit të Progresit për shëndetësi, ku ndër të tjera theksohet sfida që ka të bëjë me pajisjet e vjetërsuara në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, ministri Gashi, thekson se mundësitë buxhetore të shtetit të Kosovës nuk lejojnë sigurimin e pajisjeve cilësore bashkëkohore, prandaj për këtë arsye është kërkuar mbështetja e shteteve të BE-së, me qëllim që institucionet shëndetësore të Kosovës, të pajisen me pajisje të reja, me qëllim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë ka shqyrtuar me vëmendje konstatimet e raportit të Progresit për këtë fushë dhe mbetet e përkushtuar që sfidave të prezantuara në raport t’u qaset në mënyrën sa më profesionale për adresimin dhe zgjidhjen e tyre. /Telegrafi/

Postuar: 11:15 / 23.11.2009 | RSS
Dërgo një koment
Telegrafi.com




Stafi
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. Telegrafi.com po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Telegrafi.com.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
22:44 / 6.09.2010
Pamela Anderson, Foto: Reuters

Anderson pëlqen të qëndrojë në shtrat

Pamela Anderson ka pranuar se skenat filmike duke qëndruar në shtrat i lejojnë që t’i kthehet përditshmërisë.
Teknologji
20:36 / 6.09.2010

Google Music, rivali i ri për iTunes?

Apple do të mund të befasohet për të keq, në fund të këtij viti, pasi që sipas disa spekulimeve thuhet se Google po pë...
Ekonomi
17:02 / 6.09.2010

KFOR-i bën inspektimin në TC "Kosova B"

Ekspertë për matjen e materieve kimike, biologjike dhe radiologjike në kuadër të KFOR-it dhe disa përfaqësuesve të FSK-...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.