Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Pas vendimit të GJND-së, rinis procesi i njohjeve

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare dhe njohësi i mirë i çështjeve të Evropës Juglindore Florian Bieber, nga Universiteti Kent në Britani të Madhe, në një intervistë ekskluzive dhënë Radio Dukagjinit, ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë mendimin e saj lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, por, sipas tij – “ai vendim nuk do të jetë i qartë”.

Bieber ka potencuar se pasi që Gjykata të japë mendimin e saj, procesi i njohjeve të Kosovës do të rifillojë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjithsesi do të dalë me një mendim, i cili nuk do të jetë shumë i qartë nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë akt legjitim ose jo, ka thënë Bieber duke komentuar deklaratën e kryetarit të GJND-së, Hisashi Ovada i cili ka theksuar se ekziston mundësia që kjo gjykatë të mos japë fare mendim rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

Bieber ka thënë se do të jetë tejet interesante se çfarë qëndrimi do të mbajë Serbia pasi që GJND të shpallë mendimin e saj. “Normalisht që Serbia tani për tani potencon se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse do të ishte vetëvrasje politike dhe e papërshtatshme për politiken e jashtme serbe, marrë parasysh që ata në vazhdimësi lobojnë për mosnjohjen e Kosovës. Por çështja kryesore është kur Gjykata të dalë me mendimin e saj. A do të jetë më lehtë apo më vështirë për Serbinë që të ndjek të njëjtën politikë ndaj Kosovës”, ka thënë ai.

Ashtu si zyrtarët vendorë, edhe profesori Bieber mendon se procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka ndikuar në procesin e njohjeve, që sipas tij, do të vijnë në numër më të madh pas mendimit të kësaj gjykate.

“Opinioni i GJND-së do të sjellë lehtësira në procesin e njohjeve, dhe mendoj se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë më shumë në të mirë të Kosovës se sa në të mirë të Serbisë. Mendoj se do të ketë përshpejtim të njohjeve. Nuk pres të vijnë njohje në grumbull në të njëjtën kohë, por besoj se pas mendimit të Gjykatës procesi i njohjeve do të rifillojë”, ka thënë ai.

Bieber ka bërë të ditur se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nisur nga praktikat e mëhershme, pritet që mendimin e saj për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës ta japë në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Intervista në tërësi emitohet nesër në kuadër të FM Magazinës. /Telegrafi/

Postuar: 15:00 / 23 Nentor 2009 | RSS

Komente (8)
xen gjakovari.:
Para 11 javëve:
nje koment shum te shkurt kam per te cekur un ketu sa i perket GJND pra GJykates nderkombtare te drejtesis qe dot te filloj ky proces me dat 01-12-09.ky nuk mund te zgjas aq shum dhe aq gjat
por kjo esht vetem dhe vetem nje ndezje ku dote ndriqoj nje drrit e gjelbert per lobimin e tyre shteteve te cilat nuk e kan pranuar ende
ket shtet te vogel por shum te bukur KOSOVEN nane.mase keqti dot psoj goditje shteti rus ku me me qizmet e veta kan ngulur kemben si nje shtet superfuqi botnore dhe aleat i afert i serbis qe nuk dote pranohim asesi kosoven por ketyre dotju kushton koh vetem 3 muaj pra deri ne muahin prill te vitit 2010 ruset dote shkohin vet ata ne beograd te karpatet e tyre dhe tju trregohin se bjeshka me gjoks nuk mund te shtyhet ata se bashku neper gjitha qendrat e serbis kan perte qesh dikush dhe dikush per te qar lidhje
me qeshtjen e kosoves se qeshtja e kosoves ka marr fund njeher e pergjithmon e gezofshim vllazer dhe motra ne gjith se bashku dhe lavdi atyre te cillet e safrikuhan jeten e tyre per ket lii te cillen ne sod e gezohim rrnoft UQK rrnoft populli shqiptar rrnoft PDK.
ARI:
Para 11 javëve:
Me se miri esht qe te presim dhe ca koh e te mos japim mendimet e gabuara deri sa GJND te prononcohet me mendimin e tyre final.
syri i kalter:
Para 11 javëve:
@ FB
1.sllovenet,shfrytezuan gjakun e shqiptareve,paramendo ish kryetarin Kucan,i icli deklaroj haptas se kosova nuk ka qene dashr te fitoj status ne kuader te serbise,kerkoje intervisten e Millan Kucan.
2.Kroatet,kan pasur dhe kane interesat e vet strategjik kunder serbeve dhe jo qe jane ne ane tone kjo shifet mese miri ne CEFTA.
3.Polaket,plani ameirkan per mbrojtje raketore daton paralelisht me shembjen e murit te berlinit,por mos harro se nje numer i madh polakesh e shofin me sy te njejte pavarsiene e kosoves.
4.Qeket,kane nje kryetar qe boterishe sikurse Millan Kucan slloven haptas ka deklaru se eshte kunder pavarsise,ai ka pas vete nje numer bukur te mire senatoresh,edhe ketu vlen plani per mbrojtje raketore...
5.malazezet,ketu nuk ka koment,ata don me na dal ma te zi se maqedonasit,shiko kufirn dhe shqiptaret ne mal te zi..
6.maqedonasit,nuk e di qka ke mendu derisa eniciklopeidte maqedonase shkruhen ne beligrad dhe i miraton kisha serbe....
@FB ke harru bugaret,qe na njoften ngase aty parashihej paralelisht sikur tek qeket dhe sllovaket mbrojtje raketore per tekontrollu detin e zi ose me mire me thane KRIM OBLAST ne Ukraine ku jane bazat ruse dhe popullate prej afer 2 milioneve jane ruse,pra ketu jane interesa me te medha se sa ne i shofim vetem te hunda.
@FB ke harru edhe rumunet,qe nu jane me large se bugaret,mirepo ketu rol luan kisha rumune me mate serbe,dhe nuk krahasohen me ate bullgare,pasi ato jae pavarsu nga ajo bugare.ka nje dallim............
@FB sllovaket as qe diskutohen.pan sllavizmi ne kokat ruse ende ekziston, ajo lidhet permes ukraines,sllovakise,rumanise,serbise dhe permes tokave shqiptare te dalin ne detin adriatik...
@FB, rusia,ne ish Nasius-in Shqiptar, Nishin e sotem ne bashkpunim me qarqet e errta serbe ka arrit marrveshje dhe instalu tekniken me te sofistikuar per shpiunazhe,per te ardhmen....edhe pse nga pentagoni ka shenja se kjo nuk eshte kurrfare rreziku ajo ekziston ,dhe behet edhe me i kjarte me hapjen e kampit ushtarak ne tokat shqiptare ne Bujanovc.
muso:
Para 11 javëve:
nese neutral ateher te bajm bashkim kombetar .
FB:
Para 11 javëve:
@syri i kalter: E çka qenë sllovenët, kroatët, polakët, çekët, malazezët e maqedonasit? Latinë? Skandinavë? Anglo-saksonë? Ju lutem të mos gjeneralizoni palidhje...
SURLA:
Para 11 javëve:
NUK KA ME PAS ASGJË POZITIVE PËR KOSOVËN NGA GJYKATA NDERKOMBËTARE,POR NE JEMI PAK LARG REALITETIT TË RI QË PO KRIJOHET NË EVROPË,EDHE VETË SERBIA E DIN SHUMË MIRË Q¨ME DHUNË SMUNDET ME E MBAJT NJË VEND,POR ATA JAN TË INTERESUAR VETËM PËR VERIUN E KOSOVËS ME E NDA ME NJË FJALË,GJITHËQKA ËSHTË KAH SHKON NË ATË DREJTIM,DUKE FILLUAR NGA NDERKOMBETARET,POLITIKA KOSOVARE DHE DIHET VET SERBIA.
Ago:
Para 11 javëve:
E qka nese vendimi i gjykates do te jet neutral? Me gjas ashtu ka me kan NEUTRAL mbane ne mend.
syri i kalter:
Para 11 javëve:
Problemi qendorn se ai vendim do zgjase me se paku nje vit!!!!!
Edeh vete sllavet jane ne dijeni se cdo gje eshte ne konditat e te drejtes nderkombtare dhe kosova eshte nje sui generis,por ja qe qelimi kryesor eshte te pengoj siq ka pengu deri me tani,me se gjysem viti,kjo kushton investime kushton integrime kushton ne imazh.sllavet me kete duan te ecin perpara nemenyre qe kur te vie rendi per aplikin ne BE per antarsim apo SA serbet do na vene kushte sikur qe po ju vene greket maqedoneve.Kjo eshte esenca e gjithe kesaj,ose nje qipro qe nuk eshte kurrfar faktori dhe gjeografiksiht eshte ne kontinentin e Azise sikur qe eshte Turqia,por ja qe efekti i bllokades qipriote eshte i paparamendueshem.
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Florian Bieber
Florian Bieber
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.