Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Sejdiu: Xhema bëri një jetë lufte për Kosovën

“Ata që kanë vrarë Xhemail Mustafën, Enver Malokun dhe të tjerët kanë bërë përpjekje për të vrarë lirinë e Kosovës”, ka thënë të hënën presidenti Fatmir Sejdiu, i cili vendosi kurora lulesh para bustit të publicistit, veprimtarit e intelektualit të shquar Xhemail Mustafa, në përkujtim të nëntëvjetorit të vrasjes së tij.

Në prani të familjes Mustafa dhe të qytetarëve të tjerë, që ishin mbledhur pranë bustit të Xhemail Mustafës, në oborrin e shkollës fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, presidenti Sejdiu foli me nostalgji për njohjen me Xhemën që nga mosha e fëmijërisë.

“Unë sot dola bashkë me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e familjes Mustafa që të vëmë lule te busti i të urtit, kolosit të fjalës së shkruar shqipe dhe njeriut të urtësisë politike, Xhemail Mustafës. Unë mund të them se ka qenë privilegj i veçantë për mua personalisht që ta njoh nga koha e hershme e fëmijërisë bashkë me Enver Malokun. Sikur njëri, edhe tjetri pësuan në kohën kur më së tepërmi i duheshin Kosovës”, tha Sejdiu.

Presidenti Sejdiu tha se amaneti i Xhemës për Kosovën duhet të kryhet deri në fund, ndërsa porositë e tij të lëna në shumë shkrime dhe analiza të ndryshme, si dhe veprimet e tij politike, duhet të jenë udhërrëfyes për ne të gjallët, të sotshmit dhe për ata të ardhshmit.

Në fund presidenti Sejdiu theksoi se Xhema bëri një jetë lufte për Kosovën. “Ishte njeriu që bëri një lutje për Prishtinën. Unë e them nga shpirti bëri një jetë lufte për Kosovën. I tillë ishte Xhema dhe lavdi i qoftë veprës dhe përkushtimit të tij”, theksoi Sejdiu.

Ndërsa, i pyetur nga gazetarët se a është vënë në vend drejtësia në rastin e vrasjes së Mustafës, presidenti Sejdiu tha: “Jo, nuk është vënë. Unë them se është borxh i institucioneve të vendit të punojnë për ndriçimin e këtij rasti dhe shumë të tjerave. Jo vetëm të këtij kaq të dhembshëm që e kemi, por janë edhe raste të tjera për të cilat drejtësia duhet të shkojë deri në fund, sepse do të jetë prehje e ndërgjegjes së gjithë njerëzve të mirë të Kosovës, për të parë se çfarë ka ndodhë. Ata që e kanë vrarë Xhemail Mustafën, Enver Malokun dhe të tjerët, kanë bërë përpjekje për të vrarë lirinë e Kosovës”. /Telegrafi/

Postuar: 15:41 / 23 Nentor 2009 | RSS

Komente (11)
Sylejmani Nga Burimi:
Para 11 javëve:
Ata qe vrasin vllezerit e vet , jane te rrezikshem per shtetin, andaj Allahu do i denoj ne kete jete dhe ne jeten e amshushme.
Besimi:
Para 11 javëve:
Ata qe vrane Xhemne dhe te tjeret e kane denimin si njerez qe asnje nate nuk i merr gjumi............................
LOLA:
Para 11 javëve:
Edhe nje kryeshnoshe kryetar !!!! aaahahahhahahah ...kur e ke vizitu per here te fundit familjen e Xhemes...??? Ju edhe ne fatkeqesi mundoheni te fitoni poena politik ....TURP !!!
?:
Para 11 javëve:
e pdk e kreu per nje minut e teri haj medet haj krejt mafit po e udheheqin shtetin
amerikani:
Para 11 javëve:
po bre zoti president na populli e dim boll mir qe ka kontribu xhema me shok vet shum bile per qeshtje kombtare se aj kur u vra u kan tu shku qat banesn e vet qe ka pas para lufte se aj nuk ka kontribu per me vjedh popullin por me qliru prej armikut e ju si president i vendi kurr nuk kini kerku nga drejtsia qe te zbulohen kta kriminel as sot me sa pash une nuk keni kerku pak a shum dihet kush i ka vra kta njerz te paqes dhe te qeshtjes kombtare e din mir spektri politik kush i ka vra mos ti ndaj me emra
v54:
Para 11 javëve:
Athua per qka e bastisen Rugoven ata qe kan dijt me shum se ne.
mustafa:
Para 11 javëve:
Po more z.kryetar por a ke kerku ndojher si kryetar i pare i shtetti te pavarur zbardhjen e ketyre vrasjeve misterioze.A paske dal ktu veq sa per sy dhe faqe para opinionit zaten se po te dhimbsen a.E je shum shkurtpames dhe pa kurrfar turpi.Kam cek shum,shum ma heret perse nuk kerkon qe te hetohen keto raste si dhe rasti i atentatit ndaj kryetarit tand RUGOVA.Sa per dijeni po ju them se nuk ishit ne asnje aspekt te nivelit ndonji kryetarit te shtetit.Por nje marionet e jo qeveris se shtetit.POR E NJE COMPANY shtetrore te udhehequr nga HASHIM THAQI.
SN:
Para 11 javëve:
Vrasjeve fizike te Mustafes,Malokut,Drinit,B.Ajetit,Tolaj,Haklaj,Zemaj,Krasniqi,Elezaj, Hajdaraj,Ymeraj,Rraci,Manaj.................
u parapriu "vrasja morale" nga mediat dhe qarqet e caktuara tani te njohura ne kosov....
"vjedhja" e droges ne "dhomen e deshmive" ishte vetem nje "shperlarje truri" te opinionit ,ngase qellimi ishte zhdukja e deshmive e jo ngase "hajni" ishte i mvarur nga droga.....
Ago:
Para 11 javëve:
E moj LDK qe 20 vjet pa nderpre jon mundu me te vra po apet e teper e fort ke mbet. Lavdi Xh. Mustafës, E. Malokut dhe gjith atyre qe dhan jeten per Kosov.
feimi (rahovec)GJERMANI:
Para 11 javëve:
ska me lon nona mo si xhemen e enverin e shum te tjera, ata ishin kon qe luftojshim me mend per kusoven...
loti:
Para 11 javëve:
un mendoj se ata qe e vran atdhetarin e shquar Xhemajl Mustafen ,ata duhet te dalin para drejtesis dhe ta marrin denimin e merituar ,
xhemajl Mustafa u vra bash ne kohen kur ju dasht qeshtjes kombetare ,ishte nje perkras i madh i luftes qlirimtare te kosoves,
dinte ti qmonte vlerat e popullit te vet prandaj u vra nga nje dor kriminale veq se ishte i drejt dhe punonte per qeshtjen kombetare ,i let i qoft dheu i kosoves,
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.