Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Edhe 91 ankesa për shqyrtim

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se nuk mund t’i shpallin rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 15 nëntorit pa përfunduar puna në Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pritet të marrë vendimin për 91 ankesa e parashtresa, të cilat partitë politike ia kanë adresuar këtij institucioni, në lidhje me zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.

Zyrtarë të KZAP-it njoftojnë se deri më sot kanë pranuar 209 ankesa e parashtresa, prej të cilave për 118 është nxjerrë vendimi.

Pesëdhjetepesë prej këtyre vendimeve thuhet se i përkasin fushatës parazgjedhore, ndërsa 63 i përkasin ditës së zgjedhjeve.

Dinamika e punës së Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të përcaktojë dhe nisjen e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, i cili është parashikuar të zhvillohet më 13 dhjetor.

Zyrtarë të KQZ-së nuk kanë përjashtuar mundësinë që për shkak të zvarritjeve eventuale në KZAP të shtyhet zhvillimi i balotazhit në 20 komuna të Kosovës. /REL/

Postuar: 16:19 / 23 Nentor 2009 | RSS

Komente (6)
demi:
Para 11 javëve:
Mos u ngutni! numroni mire edhe nje here.Nese eshte nevoja edhe dy here,vetem te kemi rezultate korrekte.
demi:
Para 11 javëve:
Sikur te kishin punuar komisioneret korrekt dhe pa nderhyrje nga ana partiake rezutatet do te ishin te gatshme dy ore pas perfundimit te zgjedhjeve.Votuesi e ka kuptuar se vota e tij nuk shkon per ate te cilin e ka votuar per kete arsye edhe nuk ka vullnet per votim.
zeneli:
Para 11 javëve:
O nalni kto ankesa, e pranoni rezultatin, se u bonum hor para bote.
Edhe 100 vjet na duhet mu kon nen mbikqyrje te hujve ! ! !
blendi:
Para 11 javëve:
ishalla KZAP.it i bje ndermend per gjakoven e ta kthejin ne gjakov drejtesin edhe ne zhgjedhjet e tjera te ken kojdes shum e mos te bejin as je parti kesi manipolime me vota te qytetarit gjakoa i ban thirrje KZAP.it se te mirret ma serjozisht ne keto pun dhe te shpallin ballotazh ne gjakov
liridoni :
Para 11 javëve:
Qyteti i Gjakoves e henngri me se shumti ne keto zgjedhje, besoj se KZAP-i do te merr parasysh dhe kanditdatet te dalin ne balotazh me shum rrespekt liridoni
1213:
Para 11 javëve:
vetmit kosova dhe shqipria jan te vetmit ne bote qe nuk mbajne zgjedhje te lira veq vazhdoni me probleme dhe ankesa
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.