Thaçi kritikoi ndërtimin e bazës serbe në Bujanovc
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ndërtimi i bazës ushtarake të Serbisë në Luginën e Preshevës nuk është në përputhje me vlerat euroatlantike. Pas një takimi që pati me diplomatin austriak dhe ish-zëvendësin e kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Alber Rohan, kryeministri Hashim Thaçi tha se, “siguria, paqja, stabiliteti në rajon arrihen dhe garantohet vetëm me vlerat euro-atlantike dhe jo me angazhime apo mentalitete të forcave të armatosura njënacionale”.
Serbia të hënën ka përuruar bazën e vet më të madhe ushtarake pranë kufirit me Kosovën dhe në hapësirën e Luginës së Preshevës, të banuar me shqiptarë. /koha/
Postuar: 14:56 / 24.11.2009 |
RSS