Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

AAK dënon sulmin ndaj komunës së Gjakovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dënuar sulmin me armë automatike ndaj ndërtesës së komunës së Gjakovës, që ka ngjarë në orët të hershme të se martës.

Kryesia e AAK-së e vlerëson këtë si një akt të rëndë kriminal, të drejtuar kundër institucioneve demokratike të vendit dhe drejtpërdrejt kundër shtetit të Kosovës.

“Duke e dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm kundër institucionit të Komunës së Gjakovës, AAK fton të gjitha subjektet politike, edhe ato të opozitës lokale në këtë qytet e, sidomos, Degën e AKR-së në Gjakovë, që të distancohen sa më shpejt nga ky akt kriminal i drejtuar kundër Komunës së Gjakovës si institucion vital i Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

“AAK përcjellë edhe një herë përkushtimin dhe vendosmërinë e saj në zhvillimin e mëtejmë të Gjakovës si dhe në kultivimin vazhdueshëm të frymës së lirë dhe demokratike në këtë komunë, duke u angazhuar, në të njëjtën kohë, për Gjakovën qytet i qetë, i sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e saj”, përfundon reagimi i kësaj partie. /Telegrafi/

Postuar: 15:41 / 24.11.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.