Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Obama uron popullin e Kosovës për festën e Kurban Bajramit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu një urim me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Në emër të popullit të Amerikës, Ju shpreh urimet më të mira Juve dhe popullit të Republikës së Kosovës me rastin e festës së Eid al-Adha, Kurban Bajramit”, thuhet në urimin e presidenti Obama.

Të udhëhequr nga fryma e këtij përkujtimi të bekuar – thekson më tej presidenti amerikan – “unë kam shpresë që ne mund të punojmë së bashku për të arritur liri dhe paqe nëpër botë”.

“Ju dhe populli i Kosovës paçi gëzim dhe prosperitet në vitin që vjen!”, përfundon urimi. /Telegrafi/

Postuar: 15:43 / 25 Nentor 2009 | RSS

Komente (23)
Kastrioti:
Para 11 javëve:
Nuk ka komb mysliman, si po mundohen disa nga komentuesit te theksojn. Ne jemi se pari, shqiptar, shtetas te republikes te Kosoves e mandej kemi perkatesin fetare, e cila mundet te jete islame, krishtere poredhe te religjioneve te tjera. Obama kete e bene per kurtoazi per te gjitha vendet qe kane pjesetar te fese islame, e jo qe te na tregoj neve se a jemi apo nuk jemi mysliman.
Per fund me fat kurban bajrami per te gjithe besimtaret islam dhe urime 28 nentori per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.
FIDI:
Para 11 javëve:
SPARI FLM PRESIDENT OBAMA SHUM PAMARR PARASYSH QE SJE MUSLIMAN KE NDER KE DIJENI JO SI KTA MUGJAHAJDINT KTU QE SHKRUJN NUK JE MUSLIMAN SNADUHET URIMI MOS HARRONI SE KY POPELL ESHT POPLLI MAJ MIR QE MUN ME EGZISTU AMERIKA TKA PSHTU + MOS HARRONI SE PER 10 MINUTA MUN MET QU 5000 MI VJET MAS JU DUHET JENI MIRNJOHES PER KET QA BAN AMERIKA PER NE SHQIPTARET NE ME KSI MENDIME SJEMI KAN ZOT ME QEN KURR SHTET RROFT AMERIKA RROF POPLLI SHQIPTAR SKA RENSI QFAR FEJE JE NESE JE NERI SKARENSI KUJT IPERKET NI ZOT ESHT GJITH NJERZIMIN EKA KRIJU AJ LUTEM LENI FET SE SKA GJO RRESPEKTO GJDO FE MIR PO ' AMERIKA' AMERIK ESHT NIFJAL TE MIR PREJ KSAJ ESHT SHUM DMTHN PER POPULLIN RROFSH OBAMA
Njani:
Para 11 javëve:
Arsenalisti
Edhe Obama paska qene Musliman a? Jo more veq Baben edhe Gjyshen i ka Musliman hhhaaaaaa se vet nuk ka desht me kan Musliman a thu PSE? Dikund e lexova se Obama qenka i krishtere sot kurse Gjyshja e tij Nena e Babait te Obames qe ende eshe gjalle paska shku ne Haxh.
cadi:
Para 11 javëve:
te dashur bashkatdhetar! Deshtem apo nuk deshtem sic po shihet edhe nga letra e Presidentit Barak Husejn Obama bota po na njeh si komb musliman, andaj mos u mundoni kot te injoroni identitetin tuaj sepse vetem pesojme ngecje dhe asgje me shume. Une i bashkangjitem urimit te Presidentit duke ju porositur te gjitheve qe te jeni krenar dhe vendin, kombin dhe fen tuaj te paster. Edhe pjestaret e feve tjera te jene krenar me fen e tyre, por ju lutem mos u mundoni te beni loje me 98% te kosovareve qe i perkasin religjionit islam. Per fund e pershendes lumin per komentin e tij. Urime festa e Bajramit dhe festat e nentorit...!
Lumi:
Para 11 javëve:
@ Sizifi ( zifti )

Une jam shqiptar qe me ka krijaur Zoti dhe po ashtu Zoti te cilin e besoj une ka krijaur kombin tim vullneti i Zotit ka qene qe une te jem Shqiptar, askush ne te ka pyetur ty se cfare te jesh atehere mos u kreno shume me ate qe te eshte falur, nese dikush te mohon kombin te ka mohuar nje cilesi te Zotit kete duhet ta mbrosh me nder dhe punosh per kete ceshtje, megjithate thnx Barack Obama sepse une jam Shqiptar Musliman....Prit sa te vij 28 Nentori neve qe jemi Shqipatar do na Uroj prap Presidenti ....nuk e di per te tjeret
Petrit:
Para 11 javëve:
Hahaha, e Servilat e Kosoves mundohen me dallavere e me rrena e disi si ne menyre cinike te fshehin te verteten qe ne jemi me shume se 90% musliman ketu ne Kosove , eee qishtu ti qelin syte me gisht hallku, thnx Mr. President Obama!!!
njani:
Para 11 javëve:
e na duhet me i thane se le o barack se nuk jemi kane kurre e as qe do te jemi musliman te gjithe kemi qene nje here katolike po mendoj paraardhesit tone
njani:
Para 11 javëve:
Eid al-Adha qka i bjen qikjo o musliman se nuk po e di
arsenalisti:
Para 11 javëve:
o per hajr edhe juve ju koft e kejt amerikes.obama normal qe na ka uru se edhe ai o kan myslyman edhe normal qe ja din rendesin kesaj feste.urime gjith myslimaneve ne mbar boten festa e kurban bajramit
Luani:
Para 11 javëve:
sA INTERESANT MORE oBAMA PO E DIKA QE JEMI KOMB ISLAM.

Edhe ty te koft per hajr bajrami.

Xuxi:
Para 11 javëve:
Faleminderit Zoti President...
Labi:
Para 11 javëve:
Obama , te lutem ndiqe politiken e Clintonit dhe Bushit ndaj neve shqiptareve, lej kto lojra se nuk na nevojiten.
Roni GJilan:
Para 11 javëve:
flm edhe ty te koft per hajr e sidomos i koft per hajt mylimanve te cilet pa durim e presin ket dit,as tkan maru thaqi edhe sejdiu bakllavaa hahahhaha...
bekimi:
Para 11 javëve:
O Sylejman shqipetaret nuk jane kane kurr vllezer me Avganistanin edhe nuk do te jene kurre.
Thanks Mister Obama...
apache-ks:
Para 11 javëve:
o per hajr tkoft edhe ty, e a pe don do tomeloriz me bakllav.
sulejman:
Para 11 javëve:
po po neve na ka uru bajramin me shkrim
e vllazneve ne afganistan me trupa shtese
qe mi faru krejt

brau brau qyshtu duhet me kan :@
THG:
Para 11 javëve:
THANKS USA
Valon.T:
Para 11 javëve:
Flm Obma per kete urim edhe pse kta lideret tone sja din vleren kesaj feste te shenjte mire qe jau ke qit nermen bile kta as vet se din qfar religjioni kane.
shkembi :
Para 11 javëve:
Bajrami i urohet nje kryetari qe ka nje perkatesi fetare e ne kete rast i takon fes islame, e kosoven nuk duhet uruar ne asnje fest e kam fjalen per prijesit e kosoves per festat fetare, se kan shpall shtet laik.
sizifi:
Para 11 javëve:
Mire fort! Falemnderit Zotri President, por nuk ka pasur nevoje...
Ne shqiptaret besojme ne Komb dhe ne Zot, andaj ta kishim dite me shume per nder sikur te na uroje Diten e Pavaresise - 28 Nentorin.
Sweet:
Para 11 javëve:
Hey Vali you should say FLM. heheheh :)
burimi :
Para 11 javëve:
faleminderit shume Z. President Obama urimi nga ju per ne populline e Kosoves eshte diqka e veçant, andaj edhe ni here faleminderit shume edhe ju ju uroj sukses pune te mbare si dhe popullit Amerikan te jete çdo here populli prires ne Bote
vali:
Para 11 javëve:
hahah ew prite barack heeeee :)
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.