Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

OSBE: Dhuna në familje shqetësuese

Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur personat e brishtë nga dhuna dhe abuzimi, thuhet në raportin e fundit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, mbi rastet e dhunës në familje.

Në raport është shprehur shqetësimi mbi vonesat e paligjshme në përcaktimin e seancave dëgjimore dhe çështje të ngjashme.

Gjithashtu, është tërhequr vërejtja, se gjykatat ndonjëherë e aplikojnë ligjin në mënyrë jokorrekte, gjë që mund të nxisë shkeljen e kornizave të brendshme ligjore dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

Madje, në raport vihet në pah edhe dështimi për të përndjekur në mënyrë efektive veprat e dhunës familjare në disa raste. /REL/

Postuar: 16:08 / 25 Nentor 2009 | RSS

Komente (2)
Ardiana:
Para 11 javëve:
Bexho komenti juaj nuk eshte serioz, se si duket tema ne fjale nuk ju duket mjaft serioze per tu marr me te. e keqja eshte se as qeverise e shoqerise se Kosoves kjo teme nuk i duket mjaft shqetesue per mu marr me te, si pasoje vuajn ata ma pak te fuqishmit , femijet dhe grate. dhuna ne familje ne Kosove jo qe eshte e tmerrshme por eshte per me u tranu jo vetem per nga niveli i dhunes, sa per shkak te faktit qe nuk ka definicion se ku fillon dhuna ne familje dhe "nji shuplak ose nji boks per grun, nese e ka qel gojen nji here ma teper" arsyetohet nga shoqeria si dicka normale. " e ka lyp" , cka eshte nji shuplak per femiun, ? " u halit"... po i marr shembujt me te thjesht te dhunes fizike, per mos me hy hiq andej cka definohet si dhune psiqike...Gjykatat nuk me quditin qe aplikojn ligjin ne menyre jokorrekte, sepse edhe ata gjyqtare , ne shumicen e rasteve mesiguri e shohin veten si Zot ne familjet e tyre, e me kete mendojn ta ken te drejten te mbajn rregullin, nese eshte "nevoja" edhe me dhune. familja eshte institucioni ma i rendesishem i nji shteti. nese nuk fillojme me e marr ma seriozisht mbrojtjen e keti institucioni, kot mirremi me gjerat tjera.
bexho$:
Para 11 javëve:
Ah Bre OSBE edhe une jam Kunder dhunes Familjare ama pse po e bani qaq shum te madhe qe nuk ka shum Raste dhe raste te Tmershme si ne Shtetet Perendimore po hec mos Qoni pluhen ,,,
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.