Krivokapiq: Është marrë vendimi për marrëdhëniet me Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq deklaroi se Podgorica zyrtare e ka marrë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën, por nuk ka saktësuar se kur do të ndodhë.“Fjala është për shtet fqinj dhe ai gjithsesi është në mesin e prioriteteve tona”, ka thënë Krivokapiq.
Ai tha se nuk ka asnjë presion për një vendim të tillë, i cili ka të bëjë me “kapacitetet teknike dhe financiare” të ministrisë së Jashtme të Malit të Zi. /REL/
Postuar: 17:07 / 25.11.2009 |
RSS