Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Agjencitë anti-korrupsion zotohen të zgjerojnë bashkëpunimin

Konferenca “Shkëmbimi i përvojave në luftë kundër korrupsionit” u përmbyll tw enjten me përkushtimin e përfaqësuesve të agjencive anti-korrupsion nga vendet e rajonit për të thelluar bashkëpunimin dhe veprimeve në luftën kundër korrupsionit.

Kjo ngjarje, e para e këtij lloji, e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, mblodhi përfaqësues nga vende të ndryshme të rajonit, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Hasan Preteni, drejtor i AKK-së nënvizoi rëndësinë e kësaj konference dhe shprehi besimin që ky rast ishte i dobishëm për të përfituar përvoja dhe praktika nga agjencitë simotra nga vendet e rajonit.

Në anën tjetër, Parviz Fartash, drejtor i UNDP në Kosovë, shprehi përkushtimin e tij që të mbështesë partnerët në jetësimin e konkluzioneve të konferencës. ‘Korrupsioni është i dëmshëm për zhvillimin e shoqërisë, për ekonominë, qeverisjen dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë’ shtoi Fartash.

Konferenca ri-afirmoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet agjencive anti-korrupsion në rajon, forcimit të kornizës ligjore që lejon partneritete më të frytshme dhe procesin e vazhdueshëm të shkëmbimit të përvojave.

Përfaqësuesit nënvizuan rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit anti-korrupsion me udhëzimet e Bashkimit Evropian dhe standardet ndërkombëtare, adoptimin e ligjeve të reja që mbështesin luftën korrupsionit dhe nevojën e koordinimit të përpjekjeve të gjyqësorit, institucioneve dhe zbatuesve të ligjit në procesin e implementimit.

Pjesëmarrësit po ashtu theksuan rëndësinë e shoqërisë civile dhe mediave në mbështetjen e institucioneve përmes mbikëqyrjes demokratike, portretizimit të shqetësimeve të qytetarëve, hulumtimit të rasteve dhe fushatave të arsimimit dhe vetëdijesimit mbi efektet negative të korrupsionit në procesin e zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror.

Rëndësia e kësaj konference ilustrohet edhe nga prezenca e përfaqësuesve të shumtë të agjencive anti-korrupsion nga Sllovenia, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, (IRJ) Maqedonia, Turqia dhe Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI).

Kjo ngjarje, e organizuar brenda kornizës së projektit të UNDP ‘ Partneriteti Kosovar Kundër-Korrupsionit’, ofroi një mundësi për të shkëmbyer dhe diskutuar iniciativat dhe misionet e agjencive nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, themelimit të mekanizmave ndërlidhës dhe kultivimin e një qasjeje shumë-disiplinore të bashkëpunimit ndërmjet tyre. /Telegrafi/

Postuar: 11:43 / 26 Nentor 2009 | RSS

Komente (1)
Drejtsia :
Para 11 javëve:
nesa ska korrupcion ... kush mu bo minister , kush kryeminister , kush mu bo gjyqtar ??
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.