Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Një panel mbikëqyrës për EULEX-in

Bashkimi Evropian ka vendosur të themelojë panelin e shqyrtimit të të drejtave të njeriut për EULEX in në Kosovë. Ky panel do të shqyrtojë ankesat e personave, grupeve apo institucioneve që mund të pohojnë se EULEX-i i ka shkelur të drejtat gjatë zbatimit të mandatit.

Paneli që do të përbëhet nga tre anëtarë ndërkombëtarë dhe një sekretar do të jetë i pavarur. EULEX i ka vlerësuar se strukturat e brendshme të llogaridhënies janë qenësore për arritjen e objektivave të përgjithshme të misionit.

Misioni Evropian për zbatimin e ligjit në Kosovë, përmes një deklarate thekson se "koncepti i llogaridhënies është i ndërlikuar dhe përfshin një mori elementesh që e bëjnë EULEX in llogaridhënës jo vetëm ndaj qytetarëve të Kosovës, por edhe ndaj qytetarëve të Bashkimit Evropian".

"Një mekanizëm i mirëfilltë dhe transparent për llogaridhënie është rrënjësor për EULEX in në Kosovë, i cili është mision për sundimin e ligjit me disa funksione ekzekutive", tha shefi i Misionit Yves de Kermabon.

"Unë jam i kënaqur që shtetet anëtare janë pajtuar lidhur me rëndësinë e këtij mekanizmi të pavarur dhe unë e pres me padurim krijimin e tij". Mekanizmi për llogaridhënie është rrënjësor për EULEX-in në Kosovë”. /qik/telegrafi/

Postuar: 11:49 / 26.11.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.