Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Hyseni: Jemi gati për GJND

Institucionet e Kosovës deklarohen se janë të përgatitura për procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe seancat dëgjimore që fillojnë nga 1 dhjetori.

Prishtina zyrtare i ka deponuar deri tash GJND-së dy deklarata me shkrim - e para, ku argumentohet e drejta e Kosovës për të qenë shtet i pavarur e sovran, dhe e dyta, ku kundërshtohen argumentet e Serbisë dhe vendeve të tjera që mendojnë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, konfirmoi pjesëmarrjen e Kosovës në seancat dëgjimore. Por, sipas tij, pavarësisht shumë pritjeve, mund të ngjajë që GJND-ja, në fund, të mos dalë me ndonjë mendim këshillëdhënës në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

“I mbetet gjykatës që në një afat optimal të dalë me qëndrim, përkatësisht të dalë me një mendim këshillëdhënës, nëse fare do ta vlerësojë si të domosdoshëm që të japë mendim. Gjithnjë duhet ta kemi parasysh edhe mundësinë që gjykata të mos japë mendim fare”, tha Hyseni.

Nga data 1 deri më 13 dhjetor, Kosova në njërën anë dhe Serbia - iniciuese e procesit, si dhe vendet që kanë paraqitur interesim për të mbrojtur apo kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, do të paraqesin dëshmitë e tyre gojore para gjykatës.

Dëshmitë në emër të Kosovës pritet t’i prezantojë i ngarkuari i Kosovës në këtë proces, Michael Wood.

Ministri Skënder Hyseni tha se Kosova është mirë e përgatitur dhe do ta argumentojë fuqishëm të drejtën e saj dhe të popullit për pavarësi e liri. “Ne jemi të sigurt që bota, e më këtë edhe GJND-ja, do të dijë t’i vlerësojë të arriturat në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, do të dijë t’i vlerësojë pozitivisht proceset, të cilat Kosova po i kalon shumë me sukses. Dhe, një test i tillë i rëndësishëm ishin zgjedhjet për komunat e Kosovës. Ne kemi besim të paluhatshëm në paanësinë e GJND-së”, tha Hyseni. /REL/Telegrafi/

Postuar: 21:11 / 27 Nentor 2009 | RSS

Komente (9)
xen gjakovari.:
Para 10 javëve:
keshtu dhe ashtu kosoves i nevohitet vetem dhe vetem masakrat e fundit te cilat kan ndodhur tek ne ne kosove kur edhe njeherit ekan trunditur gjith ballkanin dhe boten me teper nuk i nevohitet zoteri hysenit te ngarkohet dhe te merr gjesende qera me veti per kaq meteper nuk nevohitet apsulitisht hiq se ne fovor te kosoves ka parte qen kjo seanc e cila dote fillon tash me 01-12-2009 dhe kur dote zgjat plot rregullisht 13 dit urime pra edhe nje her festen e kurban bajramit dhe njeherit edhe urime gjith shqiptarve pavarsin e plot kudo qe jan zoti i bekoft gjith shqiptaret kude qejan ne mbar globin toksor kaloni same bukur tung tung xen gjakovari.
Linda:
Para 10 javëve:
Shpresoj se do te kemi sukses ne kete institucion, shpresoj se do te jet pergjigja ne favor te Kosoves.
ALBANI:
Para 10 javëve:
DUHET ME JU TREGU NE GJYKAT SE SERBIA E KA PAS MUSH KOSOVEN ME SHKIJE TE KROACIJES NE VITET E 90 ta edhe me ju than ne gjykat se ata shkije nuk kan ven ne kosov se serbia ka tok batall boll ti merr ne serbi argumenti krysor asht se 95 % e popullates jan shqiptar dardan sllavet nuk kan ven ktu
Fatmiri:
Para 10 javëve:
Valla boll zorre asht por ishalla bahet mire ,se nuk keni punue sa duhet ,ma teperr jeni marre me punen se si me u pasunue ma shum se sa per shtet.Deshmi e keni Kuvendin e fundit te mjeret na se kush po na udheheq.
Landi:
Para 10 javëve:
Bravoo skenda qashtu si gjithmon ti je i gatshem edhe je ne form per me i tregu serbis dhe botes mbar se kosova e pavarur eshte qeshtje e kryer dhe e cila nuk do te vihet asniher me ne dyshim.Veq suksese Skenda ministri qe ka punu me se shumti deri me tani pa dyshim eshte Skender Hyseni.
Haj-medet-haj!!!:
Para 10 javëve:
...po e zeme se Z. Geci po ditka dicka.Valle ishte momenti per te dale ne "Kuvend!?" me nje pompozitet kur dihet per ceshtjen e Kosoves e cila do te shqyrtohet ne GJND!?

Dyshoj ne sinceritetin e ngritjes se kesaj ceshtje me prapavije te ndonje qellimit tjeter.

G.Gecit; nese je i ndergjegjshem per ceshtjen kombetare e shtetrore ke gabuar ne moment, se demton me teper se kontribon.
Edhe vrasesve u vjen koha.Krimi heredokure do zbulohet.
Realisti:
Para 11 javëve:
Po valla gati jeni!
Qe nje muaj dite ti je neper fushte te LDK ne vend se me lobu more demagog. E merr rrogen nga taksat tona e ne vend se te besh punen tende vrapon pas votave te partise..TURP
xxx:
Para 11 javëve:
ishalla bre jeni pergatit e sshkoni me na bo hor
Mendo:
Para 11 javëve:
Po si mund te thuash qe jeni gati per GJND kur nese bota e merr vesh at qfare u tha dje ne parlament nga z. Geci do ti bie pishman qe na kan perkrah, ne fund te fundit krimi nuk perkrahet ne asnje vend demokratk dhe ata mund te thojn qe nuk jemi ne gjendje ta mbajm shtetin dhe mund te terhiqen pastaj. Kosova eshte e gatshme vetem per korrupcion ne krye me PyDyKy-ne. Turp.
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.