Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Vetëvendosja thërret qytetarët në kremtimin e Ditës së Flamurit

Lëvizja “Vetëvendosje” u ka bërë ftesë qytetarëve të Kosovës ta kremtojnë Ditën e Flamurit në mënyrë madhështore anë e mbanë Kosovës.

Me rastin e 28 nëntorit - Lëvizja "Vetëvendosje" në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave Shqiptare, do të organizojnë në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë, Panairin e prodhimeve shqiptare.

Siç është paralajmëruar edhe më herët, të shtunën me 28 nëntor, Rrjeti i Organizatave Shqiptare, ka planifikuar një varg aktivitetesh në sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, të cilat do të fillojë në orën 11:00 te busti i Zahir Pajazitit, me himnin kombëtar të kënduar nga Kori i fëmijëve “Xixëllonjat”.

Pastaj, do të hapet Panairi i produkteve shqiptare në të cilën do të ekspozohen prodhime artizanale, si veshje kombëtare, punë dore, vegla muzikore, pajisje të ndryshme për punë. Në këtë panair do të ketë edhe ekspozim të produkteve ushqimore vendore, si produkte të mishit, qumështit, lëngjeve etj.

Që nga hapja në orën 11:00 e deri në përmbyllje të aktiviteteve në orën 18:00, në sheshin Nënë Tereza gjatë gjithë kohës do të performojnë me valle e këngë ansamble të ndryshme nga të gjitha rajonet e vendit.

Gjithashtu, në këtë ditë do të hapet edhe një ekspozitë me fotografi nga historia, ndërsa për fëmijët do të jetë i rezervuar një kënd i posaçëm, tek i cili do të argëtohen duke e vizatuar flamurin kombëtar. /RTK/

Postuar: 22:53 / 27 Nentor 2009 | RSS

Komente (24)
Tina ::
Para 10 javëve:
O Albin Kurti a ke qene ti bre burr ndonjeher ne prekaz apo te ndonje deshmor i kombit,qe te bene homazh,un nuk te kam pare,ndegjo qdo kush qe nuk shkon ne Prekaz { medine } dhe ne Reqak { mek } e ku do ku eshte nje deshmor,kot e ke se nuk je kurrfar patrioti,patriot fallso je o albin,mos u fry se te njohim.
Baci:
Para 10 javëve:
Urime 28 Nnentorin diten e flamurit ju uroj shendet dhe te gjitha te mirat te gjith shqiptareve.
dhe desha te them se me fjale nuk behet asgje duhet shume pune me bo per shtetin pra shume shume pune dhe pak fjale te gjithe nga pak pune e mire na bohet boll .
ju pershendes te gjitheve perzemersisht
LAMI:
Para 10 javëve:
Skender Albini nuk po thot qe jam ma shiptar se ti e se Hashimi, Fatmiri e Ramushi veq Albini nuk po i perkrahe prodhimet e Serbis e te Maqedonis e te Malit te zi e te dreqit e te birit e mos te pilqeft mos dil mas ti se thierrje ne shtepi ste ka qu ai pa kan ne pushtet me do djem te ri po munohet me i luftu prodhimet e huja a qata tut po shtin me shlipera sa po mujn prej tona anve masi Hashimi, Fatmiri e Ramushi e kan pushtetin dhe te gjitha mekanizmat e shtetit pse burr spo i nalin ja pse spo jav rritn tatimin e doganen mallit te serbis po,po shtin sa po mujn per perfitime te veta,Albini as spo te lyp pare as spo ta lyp voten as spo ti keqperdor tatimet ai po e fton popullin kush don me luftu te keqen ejani me VETEVENDOSJE-n kush mos doni rrini se nuk ju mer me zor po ti ma mire ruj votat se po ti vjedh kush e jet pa pushtet se me nga mas Albini e VETEVENDOSJE-s se dita e flamuri vjen edhe vitin e ardhshem a vitin e ardhshem nuk ka zgjedhje. Se Albini spo don mu tegu as qe eshte ma shiptar se ai as se ai tjetri.
SHQIPTARET E KANE SOT ME 28 NENTOR URIME,URIME URIME
KOSOVARET me 17 shkurt vitin e ardheshem
amerikani:
Para 10 javëve:
jo moj kosovareasht turpme shkrukomentin me keto fjla se levizja vetvendosje i ka njerzt ma devotshem qe kan punu per qeshtje kombtare dhe qe kan derdh gjak per ket flamur kuptohet i gjith populli ka kontribu per drejta shqipatrve po nukban me anshkalu vetvendosjen se mos mu kan edhe kta qe ta perfaqsust qe i kemi edhe ket dit e kishin hup krejt
burimi:
Para 10 javëve:
vetevendosje shqiptar me krejt zemren jan
Kosovarja:
Para 10 javëve:
A vec masi Vetvendosja po thot me dal - skom me dal !
Se ma kan shkallavit qytetin edhe ma kan perly krejt !
Ata ne vendse me i kap kacijat edhe me fshi -me vyjt najsen ata po e flliqin krejt!
Urime festa vellezerve ne Shqiperi :)
vedat:
Para 10 javëve:
Gezuar festa e nentorit gjith atyre qe kan bile nje pik gjak shqiptari
gimi-peja:
Para 10 javëve:
0 hallall te qoft o vetvendosje se ju e ndini veten shqipetar,
se mos me pas qeshtu si ju ne kosove flamuri KUQ E ZI kish me u zhduk krejt sa per disa njerez qe sot na perfaqsojn,se dita me e madhe shqipetare ku do qe jan eshte 28 NENTORI
bb:
Para 10 javëve:
Urime dita e Flamurit.
Nusret:
Para 10 javëve:
pergezoj te gjithe pjesmarresit,vizitoret dhe ata qe i gezohen ksaj feste e posaqerisht para se gjithash i uroj muslimaneve ane e rrozull Botes Kurban Bajramin.
Prizrenasi:
Para 10 javëve:
Urime festat Kombtare:Diten e Flamurit dhe
Pavarsis se Shqiperis,ditlindjen e Komandantit Legjemdar
Adem Jasharit dhe daljen publike te UCK-se.
Me Fat Shqiptar!
Gentleman:
Para 10 javëve:
Gzuar perjet Daten 28!
Prizrenasi:
Para 10 javëve:
Urime festat Kombtare:Diten e Flamurit dhe
Pavarsis se Shqiperis,ditlindjen e Komandantit Legjemdar
Adem Jasharit dhe daljen publike te UCK-se.
Me Fat Shqiptar!
adi:
Para 10 javëve:

Urime Dita e Flamurit Kombëtar

per te cilin u derdh shume gjak panderpre neper histori te valoje i lire ne te gjitha trojet etnike
Gezuar pergjithmone!!!
ali likova:
Para 10 javëve:
urime te perzemerta gjith kombit shqiptar ku do qe jane lus zotin qe vitet qe po vin te jen me progresuese per kombin ton liridashes dhe zemerbardhe lus zotin qe te jemi bashk jo vec ne festa kombtare por dhe cdo dite si nje trung dhe ti leme anash interesat personale por te punojm shum per trojet tona se fundi fundit te gjith jena te nje gjaku tani ne kete kohe na duhet me shum se asnihere bashkimi pra rroft SHQIPTARIA rroft SHQIPERIA ETNIKE per gjithmone
Toti:
Para 10 javëve:
GEZUAR PER SHUM MOT, 28 NENTORIN FESTEN TONE TE MADHE KOMBETARE.
skender:
Para 10 javëve:
Panair me prodhime vendore, a sa prodhimin vendore ne e kemi, po ti bojkotojm te gjitha prodhimet tjera ne jesim gjalle[gjalle e pergazep haha]me prodhime tona vendore, po na kemi prodhime edhe per eksport ne tregjet botrore, me nje standart shume me te mire edhe se vete B.E, e pse e themi ket sepse jemi shqiptar!

Qka eshte kahe done kyfar Albin Kurti me "vetvendosjen" kishe po e mbrij prodhimet vendore, kishe po e bashkoj popullin shqiptar, kishe jame ma shqiptar se Hashim Thaqi, e Fatmir Sejdiu, e Ramushe Haradinaj!!! kishe jame njeri i korruptuar[po se ende nuk ka ardhure ne pushtet!!!]
orana:
Para 11 javëve:
Gezuar 28 Nentori, Dita e shenjte shqiptare!
filo:
Para 11 javëve:
urime festa e flamurit kuq e zi .Nje porosi do i dergoja gjith shqiptarve:shum pun per te arritur nje qellim te perbashket-Bashkimi i trojeve shqiptare,forc ne ballkan ne cdo sfer dhe politikan te sukseshem dhe jo te korruptum qe po shesin popullin per para dhe per pozit.
luani:
Para 11 javëve:
si zakonisht kur ka te boj diqkaa me vlerat KOMBETARE aty esht Levizja VETEVENDOSJE!!

e pergezoj edhe RROSH-in: rrjetin e organizatave shqiptare.

njazi :
Para 11 javëve:
edhe une jam me ju per ket pik pajtona me ju plotesisht
beti:
Para 11 javëve:
O te lumte o Albin Kurti,se ti je pasuri nacionale,kombetare e shpirterore,e jo si keta hajnat primitiv.
njani:
Para 11 javëve:
duhet festuar vertete. eshte date e shejte; dita flamurit, ditelindja e te madhit Adem Jashari, patjeter
Ago:
Para 11 javëve:
GEZUAR PERJET DATA 28
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Foto: AP
Foto: AP
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.