Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Ministri Hyseni udhëton drejt Hagës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni do të udhëtojë sot në Hagë, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Të dielën ministri Hyseni pritet të zhvillojë takime me ekspertët ligjorë të Republikës së Kosovës në këtë proces. Këto takime do të vazhdojnë edhe të hënën, me qëllim të harmonizimit përfundimtar dhe finalizimit të deklaratave, të cilat do të prezantohen para gjykatës.

Ndërkohë, po të hënën, ministri Hyseni do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Mbretërisë së Holandës.

Radha e paraqitjes së Kosovës para GJND-së në Hagë është të martën në orën 15.00 dhe do të zgjasë 3 orë. Fjalën hyrëse në këtë paraqitje do ta ketë përfaqësuesi i Republikës së Kosovës, ministri Hyseni.

Fjala e ministrit Hyseni do të pasohet nga paraqitjet e ekspertëve dhe këshilltarëve ndërkombëtarë, Sir Michael Wood, Daniel Müller dhe Sean Murphy. /Telegrafi/

Postuar: 13:20 / 28.11.2009 | RSS
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.