Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Gripi A H1N1- vazhdon zbatimi i masave preventive

Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë Mybera Mustafa, Grupi punues për menaxhimin e pandemisë së Gripit të ri pandemik A H1N1 ka mbajtur një takim pune në Prishtinë të cilën është analizuar situata epidemiologjike ne vend dhe masat që janë duke u ndërmarrë.

Në këtë takim u kërkua që të forcohet sistemi i raportimit të gjitha rasteve nga Gripi, si ato të gripit të zakonshëm dhe Gripit të ri A H1N1, me qëllim të mbikëqyrjes së plotë të rrjedhave epidemiologjike në vend, ndërkohë që u theksua se po ndërmerren masat preventive me qëllim të kontrollit të plotë të situatës.

Në kohën kur në botë Gripi A H1N1 ka shkaktuar rreth 6 mijë të vdekur dhe kur rastet e konfirmuara në nivel botëror janë rreth 600 mijë, në takim, u bë e ditur se në Kosovë deri tash janë konfirmuar 146 raste pozitive që në përpjesëtim me numrin e popullsisë, janë shifra të përafërta me ato të vendeve të rajonit, ndërkohë që mostrat e rasteve të vdekjeve nga Gripi A H1N1, do të dërgohen edhe për nga një analizë shtesë, sipas të gjitha gjasave në laboratorin e Londrës.

Kjo me qëllimin që hiqen të gjitha dilemat dhe të bëhet një lloj evaluimi i punës së Qendrës Kombëtare për Grip të Kosovës, për të cilën, u tha se ka qenë një nga hallkat e suksesshme bashkë me komunikimin deri tani në menaxhimin e pandemisë, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Shëndetësisë.

Grupi ka rekomanduar që ditëve të vijnë spitalet rajonale dhe qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë të furnizohen edhe me sasi të tjera të medikamentit Tamiflu, ndërkohë që infektologët rajonalë dhe specialistët gjegjës do të rekomandohen që ta përshkruajnë këtë ilaç te pacientët, tek të cilët definojnë rastin si rast të Gripit.

Grupi ka kërkuar që ditëve që vijnë, IKSHP të bëjë një plan të distribuimit dhe të vaksinimi për vaksinat kundër Gripit A H1N1, që në dhjetor pritet të vijnë si donacion i OBSH-së, ndërkohë që qytetarët luten që t’i zbatojnë këshillat preventive kundër Gripit dhe të vaksinohen, duke pasuar parasysh se vaksinat e sjella në Kosovë, janë të certifikuara nga OBSH dhe Agjencia Evropiane për Produkte Mjekësore. /Telegrafi/

Postuar: 13:24 / 28 Nentor 2009 | RSS

Komente (7)
achiles:
Para 10 javëve:
pse qeverija nuk ka marr masa ma heret mi ble vaksinat kunder kti gripi.......apo skan pas kohe tu ble vetura ka 200 mije euro..( Jakup, Krasniqi - bleu 2 vetura ne vlere prej 200 mije euro)........no comment...
valoni:
Para 10 javëve:
po pajtona me ty filan ammo mos i nguc edhe pak mediat se jon koncentru te serialet sjon tu e dit hala qka po bon esmeri a pe merr ajlinin a jo e mos i nguc edhe pak se shendeti pret ihaaa sosht problem spo kan vakt me bo asi shpjegime qfare po lyp ti esmeri ne pytje esht e jo 2 miljon banor
MiLi:
Para 10 javëve:
shume e keqe ish vaksina e kunder gripit te derrave,po te rujke prej qesaj semundje e po ti bike te tjerat
39399:
Para 10 javëve:
duhet me nise qdo 1 jave me dizenfiku shkollat per me mujt pak me pas mberojtje prej keti gripi edhe jo vetem shkollat edhe institucionet komunale edhe duhet me pru ligji deri sa osht ky grip ketu ne kosovo me mujt me i shku ketyneve restoranave edhe cafeve inspekcioni sanitar qdo 1 jave edhe me ja keqyr pastertin e lokale edhe besoj se ne kete menyr nuk mundet mu perhap gripi mundet nashta me pas 1 i preku ne muaj po jjo shum a plus duhen edhe ne kufi edhe ne ajroporte me qit asi kamera me reze te kuqe qe me pa tenperaturen te personat qe kane teneperatu siq jane ne shtet e jashteme edhe besoj se mundet mu zhduk ky grip shum shpejt aaa nese kishin mujt instutucione t e kosoves
vala juventus:
Para 10 javëve:
pajtohna me ty niki plotsisht
filan fisteki :
Para 10 javëve:
deri me tash nuk kam par ndonje keshill ne menyr profesionale ministria e shendetesis mendon se me raporte do e kontrollojn dhe do e izolojn shperndarjen e keti grupi..
nuk shoh deri me tash te jap ndonje eksprert keshilla esenciale se qfar duhet te perdoret gjat keti gripi qfar te konsumohet me shum, si te behet pastrimi i produkteve ushqimore kur dihet se 90% e produkteve vinn nga vendet tjera qe jan me te infektuara se na.. si te behet pastrimi i eneve posaqerisht neper restorante dhe kafiteri..
vetem pyes se sa njerez ne kosov e din se enet duhet te lahen n ne temperatur 70 grad celsius dhe duhet te sanitizohen ne 100ppm
ne ket menyr gjdo mikrobe gjdo virus qe esht ne got, filgjan kafeje pirun apo qka do qoft do te mbytet nuk do jet ne gjendje te mbijetoje..
neki--chelseeeeeeee:
Para 10 javëve:
me ket grip jan te njftuar te gjith mirpo mediat me shum duhet te bejn per ket grip te informohen njerzit pak me shum e leni serialet net kalon njeher ky grip tani keni koh me qit seriale sa dush ??????/?
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Foto: AFP
Foto: AFP
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.