Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Kremtohet Festa e Shqiptarëve

Nën organizimin e shoqërisë civile në Kosovë po kremtohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit. Nga ana e institucioneve të vendit nuk ka pasur ndonjë organizim, pasi Dita e Flamurit nuk bën pjesë në kalendarin e festave shtetërore.

Ligji për festat zyrtare të Kosovës, i miratuar nga Parlamenti vitin e kaluar, e ka lënë jashtë kalendarit të festave shtetërore 28 Nëntorin. Pas shumë debateve të zhvilluara në maj të vitit të kaluar, u vendos që kjo datë në Kosovë të njihet si festa e shqiptarëve.

Mospërfshirja e saj në kalendarin e festave zyrtare, ka bërë që përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë të mos shënohet në mënyrë institucionale në Kosovë.

'Festa e Shqiptarëve'

Por lëvizja Vetëvendosje dhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare janë kujdesur që Dita e Flamurit të mos kalojë pa festime edhe në Kosovë.

Flamuj kombëtarë janë vendosur në Sheshin Nënë Tereza, ku është hapur dhe një Panair i Prodhimeve Shqiptare.

Në të janë ekspozuar prodhime artizanale, si veshje kombëtare, punë dore, vegla muzikore dhe pajisje të ndryshme.

Atmosferë festive me këngë e valle i kanë dhënë kryeqendrës së Kosovës edhe ansamblet e ndryshme nga gjithë vendi.

Ndërkohë presidenti Fatmir Sejdiu në urimin e tij drejtuar qytetarëve thotë se Kushtetuta e Kosovës 28 Nëntorin e zyrtarizon si festë memoriale, por përtej këtij përcaktimi juridik, kjo ditë shënon festën e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. /BBC/

Postuar: 15:50 / 28 Nentor 2009 | RSS

Komente (30)
RB:
Para 10 javëve:
te rrethi po i vie tek tash era shqiperi se deri me tani i ka ardh era ...
DDD:
Para 10 javëve:
Jena popull autonomist! Planprogrami yne eshte autonomi!!! Per ate vazhdojme me festu ditelindje te shteteve te huaja si te Frances, Amerikes, Shqiperise, etj.

Trimi:
Para 10 javëve:
mooos Tish kan vetevendosja KTa 'politikanat' nuk kishin organizu sen per ket fest kombetare ...
Vetevenodosja ka organizu ni panair shum te mir per nder te festes se 28 nentorit
qytetari i ks:
Para 10 javëve:
URIME FESTA E FLAMURIT - 28 NENTORI

GJITHE KOMBIT TIM JA UROJ FESTEN DHE SHPRESOJ SE DO MBETET KY FLAMUR

GEZUAR !
dibra:
Para 10 javëve:
ej zotni po z.thaci e z.qemajli jan nje rang dmth shqipnise edhe kosoves nuk i intereson per trojet shqiptarve po leje bre se leht a me ngrit flamur po vshtir a me luftu e une po thom per pavarsine kosoves tre njerz jan me te meritum pra me jav fresku memorien do vllezerve LEGJENDARI I MADHI ADEM JASHARI ME FAMILJE
I MADHI RUGOVA DHE LEGJENDARI E I MADHI RAMUSH HARADINAJ ME FAMILJE kete sduhet me harru kurre po kjo eshte historia me e re kosoves a per gjith kombin me i meritum asht LGJENDARI E I MADHI KRENARIA SHQIPTARE
GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU pra per hire te vertetes se e verteta vonon ndoshta me shekuj por del ne shesh pra per kete duhet me dit fmit nipat e sternipat tan e kshtu me vazhdu deri ne diten e gjykimit ju lutem TELEGRAFI postone komentin flm per mirekuptim
Stuhia ( Mitrovice ):
Para 10 javëve:
Shqiperine do ta bashkojne Shqiptaret modest. Keta tjeret ( kreret e partive me percjelles ) jane vetem guret e saj neper kembe.
Labqe:
Para 10 javëve:
Per Alberin Gjakove:
O ti djale i mire nuk jone kane veq dy burra me ni mendim po kejt populli jem kane me te njejtin mendim,me i pavarsu trojet shqiptare, mos fol pa dite sen hiq o shqiptar,Hashimi e ka shpall pavaresin masi i kane thane keta te hujt,edhe qfar pavaresie ki ti besom qe nuk te vyn hiq, hapi pak ma shume syte edhe kqyr rreth teje sa i pavarun je!
kejt jemi kane te mendimit me i bashku trojet shqiptare edhe me u pavarsu po mundesia sna u dha kurr qysh kemi dasht ne!
e tjeter here mos thuj dy burra jane kane me ni menim, po jemi kane kejt,po me njerez si ti boll edhe kete lloj pavaresie qe e kemi!
Mundesisht interveno te Hashim Thaqi me Zyrtarizu 28 nentorin masi i paske punet mire edhe po thu qe ka menim te njejt me Ismail Qemailin!
pa oofendime,pershendetje!
Labqe:
Para 10 javëve:
dikush qe e ndien veten shqiptare nuk mundet kete date mos me lane si fest zyrtare ne kosove,po ketu shihet se qeveria jone ska ne dore me ba diqka, a pa logjikshme pse qeveritaret kane pranu mos me zyrtarizu 28 nentorin,sdi qysh i thone vetit shqiptar!
jemi kane nen nje pushtues qe sna ka lane me festu kurr kete fest,tani jemi nen nje pushtues tjeter qe e hjek nga kalendari kete fest,mos harroni shqiptar te dashun se jemi ne situat edhe ma te keqe se qe jemi kane,veq qe tash jemi ne nje luft qorre, ku "miqet" tane kane taktikat e tyne me na pushtu,e ne jemi te kenaqur per "ndihmat" e tyne!
ju pershendes!
Migjeni:
Para 10 javëve:
Ma se pakti nau ka dasht nje mesazh i till si ky i kti analistit sot ne ket dit te madhe. Te lumt AGO.
Citoj:

Analisti:
hajde pra perhajr o jau beje ketyre "shqiptarve" kete fare feste te tyre!!!
Alberti Gjakov:
Para 10 javëve:
E po te ishim aq te fort sa po deshirjn ne endrra disa komentues ketu qysh me 1912 di ishim nje te gjitha troje por skemi patur mundesi ateher duhet te lutemi e te ruhemi qe te mos nau zhbehet 2008 se boll kemi mberri fundja shume me te fort do jemi me dy flamuj e dy shtete ne oKB Be e kudo shume me te fort e sa per flamur duhet te flasim realitetin Flamuri i Kosoves eshte flamuri me i mir qe ka ndonje shtet ne bote i vetmi qe ka token e vet dhe pjeset shqiptare te ndara gjithandej ndersa flamuj me shqiponj e shpata e kryqa ka ne shumcen e shteteve mos te harrojm se me te fort jemi dy vllezer me nje mendim sesa nje i vetem. mos ti harrojm Burrat e medhenj ISMAIL QEMALIN 1912 dhe HASHIM THAQIN 2008. Gezuar
Leka Dukagjin:
Para 10 javëve:
Pajtohem Plotesisht me Fisi po e kopjoj te lumt :
Me 28 Nentor 1912 u Pavarsua nje pjes Shqiptare (shqiperia) nga Ismail Qemali , me 17 Shkurt 2008 U pavaresua Nje pjes Tjeter Shqiptare (kosova) nga Hashim Thaqi dhasht Zoti qe se bashku me pjeset tjera shqiptare te bashkohemi ne BE eshte fitorja me e madhe e shqiptareve shume vllezer ne BE shume vota per Cdo qeshte Gezuar te gjitheve Urime edhe ditelindja e Legjendes dhe Daljes se te Lavdishmes pr her te par ne sken Gezuar staf i Tellegrafit
mahalla:
Para 10 javëve:
Ju lumte Genti ju lumte , ate qe sin dikush ta thot, apo sdon ta thot po e lexoj nga ju taman ashtu eshte..
Ju pergezoj...
Valon Thaçi:
Para 10 javëve:
Urime te gjitheve dita ma e madhe ne bote per shqiptaret,
ju preferoj ta lexoni librin per Hasan Prishtinen qe e ka nxjerr Xeni dhe do te mesoni shume gjera te paditura per kete dite e madhe.
www.presheva-al.tk:
Para 10 javëve:
eshte turp per at qe nuk eshte bere feste zyratere ne kosove....
Ju uroj festen e flamurit te gjithve
ramadam:
Para 10 javëve:
URIME FESTEN E FLAMURIT SOT JAM SHUM I LUMTUR QE PASH PRISHTINEN ME FLAMUR KOMBTAR EDHE PSE INSTITUCIONET E QEVERIS DHE PRESIDENCES NUK JAN TE KNAQUR ME FESTIMIN E DITES TE FLAMURIT POPULLI E DON DHE E QMON FLAMURIN ME SHQIPONJEN DY KRENARE JU LUMSHIN DUART JUVE QE HJEKET ATE LECK NE HYMJE TE PRISHTINES DHE VENDOSET FLAMURIN SHQIPTAR KURSE QEVERITARET DHE PRESIDENTI LET SHKOJN E TE PERULEN FLAMURIT NE GRAQANIC SE AI ESHT FLAMURI QE PERFAQSON QEVERIN DHE PRESIDENTIN E KOSOVES JU PERSHENDES SHQIPTAR URIME DITA E FLAMURIT JU PERSHENDES NGA ITALIA
drinisadikaj@hotmail.com:
Para 10 javëve:
Dita e flamurit eshte dite e shenjet per SHQIPTARINE. Sa deshori e deshmore kan derdh gjak per ket flamur.
Hashimoto:
Para 10 javëve:
Kosova eshte bashkesi e minoriteteve, asgje nuk i dallon shqiptaret nga minoritetet tjera, shiqo flamurin me 6 yje, pastaj harta ne te jep edhe nje spjegim me te qarte: Kosova eshte rezaervat i 6 minoriteteve ne zemer te Evropes, edhe me keq pst..po na ndien dueti akandaloz Hashimi e Fatmiri.., eshte e vertet qe minoritetet jane te barabarta, me nje ndryshim qe trashegimia kulturore serbe eshte nen mbrojtjen e UNESC)-s dhe te kinse Kushtetutes se Kosoves. Cka na ka mbet tjeter vetem te klithim Rrnoft flamuri kuq-zi me shkaben dy krenare ne mes (Rrnofte edhe ai i Kosoves kuq-zi me shkaben nje krenare ne mes, bile do te jep shqiponje reale, apo jo)..
naimi vushtrri:
Para 10 javëve:
vetem SHQIPERI ETNIKE
atdhedashes :
Para 10 javëve:
Seni ma i mir qe ka bo Albini eshte qe ka hjek at m.t flamuri te rrethi dhe ka vnu flamurin me dy krena , krenarin e kombit

Bravoo Albin
pirota:
Para 10 javëve:
Vetvendosje vs. USA, kush o ma i fort, do të shohim...
Ago:
Para 10 javëve:
Per analistin

Faleminderit vlla kosovar. Ne shqipëtarët në Kosovë jemi ma shum se 2 milion, athu vall sa jeni ju me numër 10,30 apo 50 veta kshtu si puna jote.
t:
Para 10 javëve:
Nese e kane hjekur Flamurin shtetrore te Kosoves ateher s kan bere mire.
leni :
Para 10 javëve:
po po kjo eshte fest kombetare e gjith shqipetarve ,e hashes edhe qeveris se ti eshte fest kur te feston serrbia.
telegraf e di qe nuk e botoni ket koment se eshte kunder qeveris se dhunshme te kosoves.
Fisi:
Para 10 javëve:
Me 28 Nentor 1912 u Pavarsua nje pjes Shqiptare (shqiperia) nga Ismail Qemali , me 17 Shkurt 2008 U pavaresua Nje pjes Tjeter Shqiptare (kosova) nga Hashim Thaqi dhasht Zoti qe se bashku me pjeset tjera shqiptare te bashkohemi ne BE eshte fitorja me e madhe e shqiptareve shume vllezer ne BE shume vota per Cdo qeshte Gezuar te gjitheve Urime edhe ditelindja e Legjendes dhe Daljes se te Lavdishmes pr her te par ne sken Gezuar staf i Tellegrafit
salo:
Para 10 javëve:
OOO URIME FESTA E FLAMURIT E TE GJITH SHIPTARIS
Analisti:
Para 10 javëve:
hajde pra perhajr o jau beje ketyre "shqiptarve" kete fare feste te tyre!!!
vali-munich:
Para 10 javëve:
U R I M E T E G J I T H S H Q I P E T A R E V E D I T A E F LA M U R I T K U D O Q E J A N
GENTI:
Para 10 javëve:
Kerkojm te drejta te Barabarta per Minoritetin Shqiptar ne Kosovë!
1.Te drejten per ta perdorur Flamurin Kombetar ne festa per edhe zyrtarisht ne ndonje komun ku shqiptaret perbejn shumicen(nese ka mbet ndonje e tille ende)!
2.Te drejten e perdorimit te gjuhes se Paster Shqipe dhe mbrojtjen e saj me ligj.
3.Vende te rezervuara ne Kuvendin e Kosoves per ne, ne menyr te njejt si per pakicat tjera.(se paku 10vende, me mir se tani qe nuk kemi asnje perfaqesues ne kuvend)
4. Mbrojtje shteterore per vlerat kombetare Shqipetare ne menyr institucionale.
5. E drejta dhe liria qe ne menyr demokratike ti mbrojm interesat tona kombetare ne nivel te kosoves dhe ate rajonal.
6. Ndalja e menihershme e "gjenocidid" kulturor qe po behet ndaj Shqipetarve ne Kosov nga autoritet "Kosovare".
7 E drejta per zgjedhje te lire te identitetit dhe jo imponimi institucional i nje pseudoidentiteti "Kosovar' te gjeneratat e reja!

etj

Ismajli:
Para 10 javëve:
Shpresoj qe shume shpejt kjo date te jete data e bashkimit tone kombetar!
biankoneri4life:
Para 10 javëve:
Uriem Festen te gjitheve ky flaur ja vlen !!
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.