Kroacia nuk heziton të dëshmojë pro Kosovës
Presidenti kroat, Stjepan Mesiq ka deklaruar se Kroacia nuk ka kurrfarë arsye që të hezitojë edhe para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të paraqesë arsyet se pse ka marrë vendim për njohjen e Kosovës. “Mendoj se do të ishte hipokrite që paraprakisht ta njohësh e pastaj të hezitosh të flasësh për këtë", ka thënë Mesiq në një intervistë për gazetën e Beogradit "Blic", duke shtuar se kjo nuk është drejtuar kundër popullit serb.
I pyetur se a mendon edhe më tej që Serbia duhet të "dekosovizohet", siç është shprehur me një rast, Mesiq tha se me termin "kosovizim" nuk mendon asgjë të "keqe për Serbinë".
"Thjesht dua të them se si edhe për Serbinë edhe për rajonin do të ishte mirë që çështja e Kosovës nuk do të ishte alfa dhe omega e politikës së Serbisë, përkatësisht që ajo politikë nuk do të ishte në rrugën më të mirë që të bëhet rob i çështjes së Kosovës", tha Mesiq.
Ai ka nënvizuar se me kohë, deshi apo nuk deshi dikush, do të imponohet nevoja që të vendoset komunikimi midis Serbisë dhe Kosovës edhe për shkak të serbëve që jetojnë në Kosovë. /QIK/
Postuar: 12:17 / 30 Nentor 2009 |
RSS Komente (9)
ar: Para 10 javëve:
O daja rexh,, qysh po mendon qe ne kosove nuk ka ma te zot se ky njeri a?
shume realist :Para 10 javëve:
faleminderit Kroaci
Thank you Croacia
Daja Rexh : Para 10 javëve:
Kisha propozue masi i kalon mendati per president ne Kroaci,me ardh e me u bo President i Kosoves,kësi President po na duhet.
Linda: Para 10 javëve:
Te lumt Mesiq, si ne njohje qe ka ber Kroacia nda Kosoves tani
dhe do te deshmoj ne Hag pro-pavarsis se Kosoves.
Me ka len mbresa kjo shkres :
“Mendoj se do të ishte hipokrite që paraprakisht ta njohësh e pastaj të hezitosh të flasësh për këtë", ka thënë Mesiq.
Nuk do komente kjo deklarat.
Dr.Ismet HEBIBI, politikan internacional, shkencëtar i mjekësisë dhe shkrimtarë :Para 10 javëve:
Gjithashtu kam pasë nderin ti dërgoi një kopje të LETRËS SË PAVARËSISË Zotit STIPE MESIQ- Presidentit të nderuar të Kroacisë mike(në vitin 2000 kam hartuar Letrat për Pavarësinë e Kosovës, dhe i kam dërguar në adresa të organizatave UN, KS i UN, KE, si dhe në adresa të shumë Presidentëve(SHBA,ANGLI, SPANJË, FRANCË, HOLANDË, BELGJIKË, ZVICËR, GJERMANI, AUSTRI, ITALI, SHQIPËRI, KROACI , MAQEDONI, SLlOVENI)dhe shumë Kryeministrave dhe Parlamenteve të botës demokratike.Gjithashtu Zotin MESIQ e kam takuar shkurt ne Hotel Grand Prishtinë- kur ishte per homazhe dhe ne kohen e ndërrimit të jetës, të Simbolit Pavarësisë Kosovës-Presidentit te parë Prof. Dr. IBRAHIM RUGOVA. Dua të besoi, dhe dua të fitojmë.Sepse kam besim të palëkundur në drejtësinë dhe demokracinë Europiane dhe botërore.Edhe Gjykata e nderuar dhe gjykatësit shumë të rrespektuar i dijnë dhe i kanë mirë të njohura rrethanat dhe gjitha vuajtjet tona shekullore nga ish barbarët proserb e promilosheviqian. Vetëm te mos e harrojne kurrë as Gjykata e nderuar dhe as ne: okupimin klasik te Kosovës nga soldateska dhe policia famkeqe e Serbise hegjemoniste, gjenocidale dhe vrastare.I dijnë të gjitha sakrificat,vrasjet, dëbimet masive me dhunë dhe gjenocidin e ushtruar nga aparteidi milosheviqian ndaj kosovarëve pandërprerë me vite të tëra.Në emër të jetës së shuar me dhunë të mija kosovarëve të pafajshëm, në emër bonjakeve dhe te zhdukurëvt, në emër të lirisë dhe drejtës themelore humane për jetë të lire dhe të dinjitshme- si dhe te drejtën për vetëvendosje të çdo populli.Do të fitojmë sepse në Qiellin e paqes dhe amshimit -Çeta e engjujve së bashku me Prof. dr. IBRAHIM RUGOVEN dhe Çeta e Lutëtarëve të Lirisë me Kryetrimin ADEM LEGJENDARIN , buzqeshin dhe krenohen me Lirinë dhe Shtetin e Kosovës- që aq shumë e deshën!FLM PRESIDENT I KROACISË ZOTI STIPE MESIQ, FLM POPULL MIK KROAT PER MBESHTETJE DHE DREJTËSI HUMANE!
Mini: Para 10 javëve:
Te faleminderit zoti Mesiq per kontributin tuaj dhe popullit kroat qe çdo here keni qene krah i djatht i popullit tim. Po sherbehem me nje fjale te urte te popullit tim kur thote: «Miku i mire ne ditet e ngushta....» Zoti ju bekoft juve ,familjen tuaj dhe popullin kroat.
Ilyr0s :Para 10 javëve:
Viva La Croatia !
Komento
Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!
Presidenti kroat, Stjepan Mesiq