Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Seminar për njohjet ndërkombëtare të Kosovës

Në vigjilje të fillimit të seancave dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me 2 dhjetor, në Nova Gorica të Sllovenisë, do te mbahet seminari "Pavarësia e Kosovës nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare dhe njohjet e mëtutjeshme te Kosovës", ku ligjërues kryesor do të jetë ish ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel.

Ky seminar është organizuar nga Fakulteti Evropian i Drejtësisë, nga Nova Gorica në Slloveni, me ligjërues dr. Dimitrij Rupel - ish Ministër i Punëve të Jashtme i Sllovenisë dhe ish kryesues i radhës i Presidencës se BE-së, ish kryesues i radhës i OSBE-së.

Ligjërata do të përqendrohet gjithashtu edhe ne procesin i cili zhvillohet pranë GJND-së.

Në këtë seminar parashihet që një fjala rasti ta mbajë edhe kryeministri ose zv/kryeministri i Kosovës, pastaj edhe dr. Peter Jambrek- dekan i Fakultetit Evropian të Drejtësisë, dr. Miha Pogacnik- prodekan i Fakultetit Evropian të Drejtësisë (kryetar i Bordit Menaxhues të UEK) dr. Esat Stavileci, anëtarë i ASHAK dhe Edon Cana, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë për Koordinim të Zhvillimit dhe Integrimit Evropian, nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. /rtk/

Postuar: 12:27 / 30 Nentor 2009 | RSS

Komente (3)
Kombi:
Para 10 javëve:
Edhe une e dua Bashkimin Kombetar por me hyrjen tone ne BE ne fitojme Kredi dhe donacione te cilat na ndihmojne te perparojme e te zhvillohemi si vendet tjera te BE-se.
Edhe keshtu te bashkuar jemi,vetem formalitet te behet.
bardhi :
Para 10 javëve:
edhe une due BASHKIMIN KOMBTAR e per evrope shofim. skelja e Dursit kan then pleqt e mbane krejt kombin Shqiptar.
leo:
Para 10 javëve:
NE DUAM BASHKIM KOMBTAR jo te hym ne BE e tju paguajm taksa
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.