LDK kërkon veprime urgjente që të zbardhet e vërteta
Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se po i përcjell me shqetësim zhvillimet e fundit në sferën e sigurisë dhe të sundimit të ligjit, të cilat ndërlidhen me deklarimet e një qytetari në opinion për krimet e kryera në periudhën e pasluftës në Kosovë.“E përcaktuar fuqishëm për funksionimin e shtetit ligjor dhe të sundimit të ligjit, LDK-ja kërkon nga organet e ndjekjes dhe të gjyqësisë, vendëse dhe ndërkombëtare, që të veprojnë urgjentisht në ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore për zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve dhe të deklarimeve e dëshmive të plasuara tashmë në opinion”, thuhet në deklaratën e LDK-së.
LDK thekson se, është detyrë e organeve të ndjekjes dhe e gjyqësisë që të bëjnë punën e tyre sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, duke e vënë në funksion zbatimin e tyre të plotë ndaj çdokujt. “Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe askush nuk mund të ketë imunitet të jashtëligjshëm”, përfundon komunikata e LDK-së. /Telegrafi/
Postuar: 12:47 / 30.11.2009 | RSS
Dërgo një koment
Telegrafi.com
Stafi
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. Telegrafi.com po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Telegrafi.com.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
|
|