Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Zjarr në zyrat e LDK-së në Gjakovë

Gjatë natës midis së dielës dhe të hënës, zyrat e LDK-së në Gjakovë janë përfshirë nga flakët, ku si pasojë janë djegur dhe dëmtuar pjesa dërmuese e inventarit, si dhe janë thyer edhe xhamat.

Ndonëse zyrat gjenden në kompleksin e dyqaneve në Çarshinë e Vjetër, për fat asnjëri prej tyre nuk është dëmtuar, në radhë të parë falë ndërhyrjes së shpejtë së zjarrfikësve.

Sipas njoftimeve jozyrtare persona të panjohur kanë thyer xhamat dhe më pas dyshohet se kanë hedhur lëndë djegëse.

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Astrit Haraqija, nuk deshi të spekulojë rreth ngjarjes. Por Kryesia e degës e ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm, duke e cilësuar si "një akt i shëmtuar dhe qyqar" dhe ka kërkuar zbardhjen e tij.

Ajo kërkon nga organet e drejtësisë që aktorët e këtij akti të shëmtuar sa më parë të dalin para drejtësisë. /qik/

Postuar: 14:44 / 30.11.2009 | RSS
Astrit Haraqija, kryetar i LDK-së në Gjakovë
Astrit Haraqija, kryetar i LDK-së në Gjakovë
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.