Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Salihaj: LDK ta rishikojë pozicionin e saj

Pasi një ditë më parë ka dalë me CD-në e Nazim Bllacës, i cili përmend listë të tërë të personave të cilët pretendon se janë të inkriminuar në vrasjet politike pas luftës në Kosovës, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Adem Salihaj i ka bërë apel Lidhjes Demokratike të Kosovës që të rishikojë pozicionin e saj në koalicionin qeverisës.

Në një konferencë për media, Salihaj ka thënë se e bënë këtë apel për LDK në, duke e marrë parasysh se për një kohë të gjatë ka njohur për krimin e organizuar dhe dje, sipas tij është bërë plotësisht publike për opinionin se nga kush ka ardhur ky krim.

Ai ka përmendur edhe një herë një varg emrash të figurave politike të LDK së të vrarë në periudhën e pasluftës, por që nuk janë përmendur askund në dëshminë e Nazim Bllacës, si Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ukë Bytyçi, Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj e të tjerë, duke e marrë këtë si një motiv plus për LDK në që ta rishikojë pozicionin e saj në koalicion me PDK në.

Sipas tij, një rishikim i pozicionit të LDK së, do të sjellë në përfundimin se qëndrimi i saj në këtë koalicion nuk është në shërbim të interesave të vërteta të Kosovës dhe në shërbim të luftimit të krimit.

Salihaj nuk ka dashur të dijë nëse dëshmitari tjetër, Fahredin Gashi, ka demantuar plotësisht dëshmitarin e tij, Nazim Bllacën, të cilin e konsideron si "çelës të zbulimit të krimit të organizuar në Kosovë", por thotë se kjo është çështje me të cilën duhet të ballafaqohen vetë dy dëshmitarët.

Ai nuk ka hezituar të ngris dyshime të reja, duke thënë se ekzistojnë edhe grupe të tjera kriminale, të cilat sipas tij, i kanë vrarë emrat e anëtarëve të LDK së të përmendur më lartë.

Ai ka thënë se e di që grupi i Nazim Bllacës nuk e ka vrarë Xhemaj Mustafën e të tjerë të LDK së, beson që edhe këtu i kanë bërë njerëzit e SHIK ut, megjithatë nuk dëshiron të flas nëse do t'i bëjë publike këto gjëra, CD-ja e dytë, të cilën e paralajmëron se do të publikojë në të ardhmen.

Salihaj ka shprehur habinë e tij se si në Kosovë nuk arrestohet askush kur del një person dhe deklaron se ka vrarë, nuk arrestohet as ai as askush tjetër, ndërkohë që shpreh rezervat e tij edhe për drejtësinë e EULEX it, sikur për punën që kanë bërë deri tani UNMIK u dhe Policia e Kosovës. /rtv21/

Postuar: 17:57 / 30 Nentor 2009 | RSS

Komente (46)
toni:
Para 10 javëve:
adem salihu seka qet problem se qeverija po bjen sikur sistemi
prokurori:
Para 10 javëve:
Sejdiu e Daci duhet te largohen nga dy partit dhe pastaj ska problem behet rishkrirja e LDDs ne LDK!

Tungjatjeta Adem Salihaj!:
Para 10 javëve:
Nje pyetje per deklaraten tuaj dhene ne gazeten Kosova sot:

Kur drejtuat kerkesen kryesise se ish partise suaj me fjalet po citoj;

Adem Salihaj , ka dal perseri me nje apel publik drejtuar kryesise LDK-se qe ta rishqyrtoj pozicionin ekzistues ne koalicion me PDK-ne.
Salihaj tha se kete apel e ben per faktin se eshte e qarte struktura e cila eshte e inkriminuar ne vrasjet politike te ish- aktivisteve te LDK-se .......etj etj vazhdon.

Komentuesi:

Nuk po me le rehat fjala e juaj "tash" ne deklaraten tuaj, sikurse po iu ngutet per dicka tjeter zoteri.

A nuk eshte e udhes te pritet qe gjyqesia ta thote fjalen e vet ne rradh te pare zoteri Salihaj.

Shpresoj per te miren e vendit ne rradhe te pare dhe sinceritetin tuaj pa prapavije politike dhe e demshme kombetarisht per njollosje te figurave te deshmuara te UCK-se.
Burimi:
Para 10 javëve:
“Haj medet” për drejtësinë tonë!
Del “ky tipi” që ka shti me revole në këmben e vet vetëm e vetëm që të mundohet te behet faktor, dhe thotë se paska edhe një CD me dëshmi tjera për krime!
Fshehja e fakteve te akteve kriminale e qe ti pretendon se i ke është pjesëmarrje ne krim Adem Salihaj!
Unë të kisha thënë publikoje se boll e terrorizove popullin e mjerë, se ti kur te shkosh ne qeli me atë “patriotin” keni çka të bisedoni, dhe më në fund të gjithë do ta kuptojnë se kush je ti me shokët e tu.

gjilanasi:
Para 10 javëve:
Hajde adem salihaj hajde ja arrite ta coptosh LDK harro se e perqan popullin e kosoves populli kosoves njeh mire nuk oshte budall sa menon ti dhe geci...sot behet gjygji ndaj pavarsis kurse ti me kto video ne deme te kujt shkon kjo zotri serrbis apo kosoves...po nejse se prej nje karrjeristi ske qa pret por ne zgjedhjet e ardhshme te pret i njeti fate i surroit...Pupulli kosoves ska munde te perqan serrbia harro se munde ta perqash ...
ferizaj:
Para 10 javëve:
po sho qe jan shkru shum komente kunder adem salihajt me sa po sho un enuk e keni kuptu hala domethanjen o shiptar njerzt jan vra e kejt e dimi kete edhe mos mu kan te sigurt salihaj edhe geci nuk kishin dal hiq para opinjonit qysh kan njet qe 10 viet se me ba mos mu kan te sigurt per kto vrasje nuk guxojn me akuzu kerkna se jan te vedijshem se hin ne burg kshtu qe mso folni poo lejani kohes vet do te dali ata kriminiel se gjaku kurr nuk humbet
rimi:
Para 10 javëve:
bravo salihaj dhe ceci ja pra se qfar njerz duhet me pas kosova mos me ju frigu krimit te organizur sikur se shum politikan ju frigohen qe dhjet vite.shumica e deputetve ekan dit edhe sot e din se kush jan ata deputet kreiminel qe jan ende ne parlament.edin edhe gjygjsia e kosove po edhe ajo esht e korruptuar e nuk i arreston ata njerz sepse nuk guxon prej pushtetarve qe jan ne qeveri mjerim per kosoven se kush na udheheq.
populli:
Para 10 javëve:
sa qudi me kete popullin tim. aq emocional dhe aq i pavetedishem eshte sa sdi te dalloj te bardhen dhe te zezen... jo te gjithe. o njerez deri kur do vraponi pas politikaneve. vetem pse keni ndonje interes apo qka. e verteta duhet gjithmone te thuhet. dhe ketu e verteta ne mesin e shoqris sone rralle thuhet. genjeshtra sa te duash.eshte e vertet se disa gjera nuk kane shkuar mire me keta njerez para lufte dhe gjate kohes se luftes e kam fjalen ne rrafshin e larte politik e dikush eshte pergjegjes.kush ... le ta thote drejtesia nese vie ndonjehere. o popull shiqojeni te ardhmen e femijeve tuaj e jetoni ne harmoni e lerini politikat ditore dhe lerini pergojimet dhe te berit e te diturit se me i dituri dhe me i miri eshte ai qe eshte i drejt dhe i urte. ai qe shiqon punet e tija dhe ben vepra te mira.
No Name:
Para 10 javëve:
PSe po ju djeg juve aaa??? kan me dal krejt nshesh edhe e verteta edhe rrena mos u merzitni ju shqiptar rrini rahat nese jon te verteta ateher ku po mesin fjalt e juve po nese jon rrena let vazhdojn punen e mos u tutni as mos tju djeg let zbardhen krimet let shkoj Kosova perpara kqyrni shtetet e rajonit ku Mali Zi e Maqedonia nuk ka 10 vjet qe jon ba shtet e tash po hin ne BE e kqyrjav stantardin ku na kem shum ma shum pasuri se ata po neve nuk po na le hajnia me i qel syt Tash po ja lajm kohes krejt kto.

PErpara Kosov boll ma me KRIMEEEEEEEEEEE
DRENASI:
Para 10 javëve:
Bashkohem me mendimin e ferizajlise : NJASHTU EDHE GECET DUHET HEQUR NGA DRENICA SE E BANEN HOR
Iliri-KS:
Para 10 javëve:
Hajt adem hajt. a ktu e paske sikletin ti a. Tash po i besoje asaj deshmise qe ti e kishe pas ble me pare postin e zevendeskryeministrit me qindra mijera euro, tash kam fillu me besu se e keni ble edhe kete vrasesin per interesa te ngushta politike dhe ne dem te vendit e te pranimit nderkombetar. Pse mor burre spo thu le ta thot drejtesia fjalen e vet. le te pergjigjen individet per fajet e veta e mos e shtrije muhabetin ku ski kaqik. Pse jeni sikletis kaq shume, ti e Geci, sju ka mbet vend ne LDK, tash as ne LDD e cila u shkri ne AKR-ne e Pacollit, keni mbet si pulat e kamionit. Ka perfundu politika e juve. adios
syri:
Para 10 javëve:
nuk e di une kush asht tradhtar e kush jo veq nja e di qe vitin 1998 mu ne qender te shtimes faredin gashi ka shten me arm edhe policia serrbe as qe ka marr pytje se faredin gashi dhe sadik abazi kan pas dales nga uqk ja nat koh po kta i ka pshtu azem syla se faredin gashi e ka hallen per azem sylen e per tradhtar po shihet ktu kush asht e per qa kan dasht mu likfidu njerzt e shyqyr qe asht ktu kforii edhe e misioni eulex se ktu kish shku ma zi se kolumbi po shifet qfar policie kem vjet gjykata ja ka shqiptu nje grua nje denim prej 9 mujve per mbytjen e 2 fmive ne trotuar nje komandant policie i quajtur mustaf kllokoqi jep urdher me liru rrug e kan lshu suspendohet komandanti merr rrog dhe ma nfund ktheht pun si pafajshum po shihet se qfar sigurie ka ne kosov po nejse
xhafo.i:
Para 10 javëve:
Ky fare salihaj nuk eshte hiq ma i mire se Jeremiqi.
Ky per karrik edhe LDK i´a fut flaken.Salihajn e njoh mire,ky ma mire e njeh serrbqen se gjuhen shqipe. Z. Salihaj te pershendes nga Insbruki i Austrise.
ximi:
Para 10 javëve:
Po i drejtohem keti njeriut Adem Slihajt,po o i nderuar qfar pasqyre ke ti me siguri se moti se ke pa veten ne kete pasqyre ,apo e ke pa po je dashunue aq shume ne veten tende saqe edeh krejte ato gjera te kqija qe je duke i ber nuk po i shef,po boll ke vjedh o Adem Slihaj,ku e ber gjithe kete pasunei qe e ke moree,apo te piku p[rej qjelli,me cilen matematike po punon me ate te hajnis,boll boll ke vjedhe e mos u mudo ta paraqitesh veten tani si viktim,po qi duhesh ti dikujt ,medoje asgje,ti duhet te pergjigjesh per hajnit e tuaa qe ja ka marr edeh djersen e popullit e mundohesh me i njellose te tjeret,siq thot nje fjale popullore i flliqti mundohet te te flliq.
Gjithashtu po mundoheni ta shfrytzoni per fushate kete ndoshi,po ti e din se partia jote ka psue debakel ne keto zgjedhje deh do pesoje prap nuk munesh me i rrejt popullin gjithmon,boll eshte baaa i ka qel majmuni syte deh ma spo munet askush me e mashtrue.
Fita:
Para 10 javëve:
Ti Adem Salihu je vet nje person nongrata nje person antikombetare e shovinist ,nje nxites i vllavrasjeve nje nxites i ndarjes se LDK-se nje njeri qe kurr Kosova hajrin sta ka pa e as qe ka me ta pa.Paqte zoti meshire ne ty o tradhetare.
strateg:
Para 10 javëve:
je burre mbi burra o adem salihaj te njoh mire qe 20 vjet
te deshiroj te gjitha te mirat
e ka dit Rugova kon me pas afer gjithmone
gardjani:
Para 10 javëve:
Xhat qendrimit ne burg ky burrec rrefejke qe e ka SIDEN dhe i lutke organet Srbe qe per shkak te semundjes ta leshojn prej burgut.
XHAXHI:
Para 10 javëve:
KUR TE FOLSH PER LDK SE PARI DUHESH TA PASTROSH FJALORIN SE JU JENI ATA TE KEQINJT E POPULLIT E JO LDK E SA I PERKET ZORIUT GANI GECI PER PATRIOTIZEM DHE PER HEROIZEM AS QE MUNDESH ME JU BA SHERBETOR SE AJ ASHTE NJI NJERI QE KA LUFTUA PA MASKA E JO ME MASKA E TRIMAT NUK I KAN MSHEFUR FYTYRAT SI DISA UDHEHEQESA TE PDK
XHAXHI:
Para 10 javëve:
PO JU TE PDK NUK DINI TJETER JASHTA TE AKUZONI TJERT E KONTROLLONE VETE NJI HERE SE BOLL JU KA SHKUE KUNGULLI MBI LUM E TASH JU KA ARDHEN KOHA QE TE DAL E VERTETA NE SHESH, SE BOLL E KENI PLAQKIT KOSOVEN TASH E KENI RENIN DHE VENIN NE BURG KU ASHTE DASHTEN SHUM KOH MA HERET ME JU DERGUE
Bajram Qorri:
Para 10 javëve:
Fatkeqesi per kosoven qe verprojne te lire njerzit si ti or Adem salihu nuk mendoj se te tjeret jane engjuj por ti je kanceri i kosoves me ata qe te ndjekin mbrapa.
Une besoj se kosova eshte tejet demokratike kur lejon edhe me tutje qe te veprojne agjentet e UDB-s.
bedri:
Para 10 javëve:
Qka paska mendu ky far Adem Salihaj se me nje deshmi te audio kasetes do ta arrestoj krejt Kryesin e PDK-se a.Une jam i
bindur se ne funde do te jet Ai qe do te arrestohet per
bashkepunim ne akuza te rrejshme ndaj personave qe i permende
ne cd.A thua per qka e konsideron ky vehten se eshte per te qen cak ne listen qe e permend ne deshmi.
dreni28:
Para 10 javëve:
e more adem salihi je hi keq me kto rrena me kan si qet kto cd najkush njeri i mire po kush i qet njerzt ma dallevergji te popullit te kosoves kur ju njohum gecin si tradhtar ka vrare ne lufte komandant sandokanin e tij qasi je adem njeri i korruptun e veq ju muni mi ba ktoj sene po skini me mujt me arrit at qellim te shpifur
ferizai:
Para 10 javëve:
omore adem salihaj tije vetem nje njeri qe ekeshkatru ekonomin eqytetit tan te ferizait nje her te erdh shanca mubo zaven skryeminster edhe menjeher embylle rrugen per 4 muaj tani kedal menje dallavere edhe menjekriminel qe epermend emrin e azem syles qe per 40 vjet punoi per kombin ekosoves
zamiri:
Para 10 javëve:
VETEM NJE ESHTE E VERETE SE Z.GECI EDHE Z.SALIHAJ DO TE HYN NE HISTORI PO ISHALLA PER TE MIRE.
aga:
Para 10 javëve:
po mire pe din se kon e ka vra vet e po don me ja lan fajin shikut po pom vjen keq se spo te pin uj hiq po ti more zotri a je ti qaj qe e ke plagu veten me revole e ke than se jam plagu ne luft e qka pret ky popull qe me ju besu juve a
Smoki:
Para 10 javëve:
Adem Salihaj ti je turpi i Kosoves.
Ty eshte gjynah met lon me jetu n Kosove e le ma mu marr mepolitik.
fati:
Para 10 javëve:
Gabim shume i madhe me nodhe keto gjera ne kete kohe ne prage te gjygjit ne prage te procesit te njohjeve dhe te zgjedhjeve , se pari interesat kombetare e me pas ato personale .
Analisti::
Para 10 javëve:
Ju lutem keni durim deri neser nga se jetojme ne Kosov :U prish kualicioni te nesermen undriq kualicioni .Sante ky zotria me ato deklarata esht duke u pergjigjur drejtsis pra ,nuk esht aspak e quditshme qe ky njeri te ket marr para te majme nga njerz qe nuk ja dojn te miren Kosoves edhe te nesermen jam i bindur dote kemi krejt tjera lajme ne KTV,RTV21,RTK se ketu ka njerz te paguajtur nga Rusia ,Greqia nuk asht kam me qudit aspak se ksi rasti kemi edhe ne Shqipri me Zotri Edi Rama cili 100 % njeri i paguajutur nga Lobi Ruso Grek.Ju lutem mos beni komente te kota para se drejtsia te jep fjalen e fundit ,ather ja vlen qdo koment.
fati:
Para 10 javëve:
Krejt kjo pune qe i bonet a nuk mujtet me prit deri sa te kryhet gjygji nderkombetar per kosove dhe keto zgjedhje.Se duhet me dite mire se shkojn ne favore te amikut , ju zoterinje te nderuar me pas vetem pak gjak shqiptari nuk kishit vepru keshtu ne kohe per hater te atedheut.
Krenar:
Para 10 javëve:
Ishalla nuk eshte ky z. Salihu sikur Gani Geci me nje te shkuar te Vrastare, me besoni se une personalisht e luti zotin qe te mos kete Kosova ne Parlament njerz sikur Gani Geci, Ibrahim Rugova paste ndjese, Shpiriti i ti inshalla ne Paradise, e kam dashur dhe e kam qmuar sikur Profet, por me ate dite qe e kam pare se ne radhet e LDK-se ne Prishtine ka pranuar njerz sikur Gani Geci e kam ditur se do te shkatrrohet LDK, dhe tani pak ju duk shkatrrimi i LDK, done te ngadalsoje edhe njohjet e Pavaresise, kemi pritur qe 10 vite per vrasjet e pasqaruara e nuk munden te presin bile deri sa te deklarohet pala serbe ne hage, Perendia Ju Marrofte.
Kadriu
mushkola:
Para 10 javëve:
Po milosheviqi ka thene se i ka gati pesedhjetmije shpijuna me grada generali qe i njejti eshte ky Adem Sakihi, ne hage ka thene Millosheviqi i kam te gatshem qe e presin urdherin e destabilizojne krejt Kosoven e tash jan lshu ne gare se e permbyten te ligen e te lligen e zeze e kan ner kam ky adem salihi qe ka fakte te bollshme per shpijunllak ,ky agim veliu qe edhe zojt ikun prej tij e deri ne perzeren ku ai eqrem kryeziu e ka stemen e sks ne zemer , po qitni krejt te ligat e ti hina edhe deqanit
MIMOZA:
Para 10 javëve:
Le te vdes ne ket behar pini shokt e mi ..

po mu doket puna e kosoves si loj e fmive o mjert ju per veti e mjert na per juve
gjilani:
Para 10 javëve:
o adem salihaj e gani geci ju jeni kriminlj ju njef poplli mir,mos u mashroni mi ja hedh fajin tjeter kujt
Salih, Ferizaj:
Para 10 javëve:
oh more shpijun a edhe qetash po don me ba ke si sene a, boll ke ba para lufte e mas lufte, me zor nuk mundesh me u ba dikushi harroj ato sene, kush e do te vrteten le ti vesin truprojat e Ademit.
Leka Bunga:
Para 10 javëve:
Ai i cili duhet te arrestohet je ti o thundrra e fundit komuniste.
Me ket deklarat treguat se qellimi juaj eshte qe ta rrzoni qeverine. Populli me kurr nuk do te votoi njerz te tille si ju qe ne kohrat me te veshtira i sjellin vendit edhe me teper telashe.
mendi:
Para 10 javëve:
adin pse nuk arrestohen se keto jan rrena shqpije qe po i bani ti me gani gecin kqyrne edhe cd e sandokanit gjane
Burim:
Para 10 javëve:
O zot ndihmona te lutem? Adem Salihaj po a e dini se ksuh eshte ky more popull? Jam Ferizajli i ftoj te gjithe Ferizajlit te dalin ne protesta dhe tia ndalojne hyrjen ne Ferizaj ketij njeriu. Ky nuk din te bej pune te mire o vetem keq di te bej besoni. ky eshte terrorist. Te urrej o Adem Salihaj, po per ty nuk ia vlen as nje sekonde te jetes me shku ne burg se je i pavlefshem.
Burim:
Para 10 javëve:
O ky eshte njeriu me i ke
resa:
Para 10 javëve:
e more i mjer don me destabilizue kosoven per interesaa te ngushta te tuat dhe Geceve por kot e ke ka kaluar ajo koha e vajtimeve dhe qyqarllaqeve te tua , me atentate kunder vetvetes e din mir ti ..
Liku:
Para 10 javëve:
Ket Tradhtar edhet dasht moti me hjek nga faqja e dheut ket Puntor te dejn te sherbimit secret Jugoslllav UDB.
agim:
Para 10 javëve:
aj qe eshte kriminel mundohet me ja shit tjeterkujte mos na shit kopalla se njerzit nuk hajne kashte po buke
Gjermani:
Para 10 javëve:
ZOTI JU BEKOFT JUVE Z.SALIHAJ DHE Z. GEEECCCIIIIN TANI EDHE Z.VELIUN SI DUKET FILLOJ ERA TI MERRE ME VETI RETE E ZEZA E TA LIROJ DIELLIN TE NGROHE TE MJEREN KOSOVE.
Nori:
Para 10 javëve:
mor hajn ti vet me gecin jeni kriminela populli mir i din kto pun po jeni tu tut se keni me marr ata qe e meritoni e per qata po boni zhurm per mu munu mja lon dikuj fajet per veprat e juja.
naim gashi:
Para 10 javëve:
Ti je vrases dhe perqares i LDK -se se bashku me spiunin drenicak Gani Geci.Shume mire qe ka fillu kjo fushate edhe aq me mire qe kjo do te zbardhet prej Eulexit dhe perfundimisht do te demaskoheni .
bardhi:
Para 10 javëve:
eshte koha per zgjedhje te parakohshme...ama perpara duhet te largohet fatmir sejdiu dhe klika e tij nga postet kyqe ne LDK e pastaj te shkrihet prap LDD ne LDK!
halimi:
Para 10 javëve:
a qitu e ki problemin o Adem Salihi a hehehe ska rrxim te qeveris jo
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.