Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Serbia dhe Kosova paraqesin qëndrimet e tyre

Shpërndaje
Postuar: 16:11 / 1.12.2009
Komente: 0
Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha në Hagë se Serbia me kërkesën për të shqyrtuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka dhënë një “kontribut historik për qëndrueshmërinë në Ballkan”.

Ai tha se Serbia ka “bërë histori duke vendosur që t’i përgjigjet shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës duke përdorur mjete paqësore, diplomatike dhe ligjore”.

“Dita e sotme do të mbahet në mend si një ditë kur paqja është shtrirë në Ballkan edhe në rastin kur çështjet e vështira janë vënë në tavolinë dhe kur mendime të ndryshme po konfrontohen”, tha Jeremiq.

Seancat dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kanë filluar me paraqitjen prej afro 3 orësh të palës serbe dhe argumenteve të saj kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Delegacioni serb në Gjykatë ka deklaruar se çështja e paraqitur para Gjykatës është e një rëndësie jetike për shtetin serb, meqë sipas ambasadorit të Serbisë në Paris, Dushan Batakoviq, Kosova është “djep i Serbisë”.

Ai kërkoi nga Gjykata, që të vendosë, siç tha, drejtësinë duke i dhënë të drejtën Serbisë mbi Kosovën.

Ministri i jashtëm serb, Jeremiq, tha se pret nga Gjykata që të japë një mendim që është në përputhje me qëndrimin që Serbia ka paraqitur në Gjykatë dhe ka shfaqur besimin e tij se “Gjykata nuk do të përligjë ndarjen me forcë të një pjese të një vendi anëtar i OKB-së”. Ai tha se pas vendimit në favour të Serbisë, të dyja palët duhet të ulen dhe të negociojnë e të gjejnë kompromis.

Tri orët e pasdites ndërkaq i janë ndarë përfaqësuesve të Kosovës dhe argumenteve te tyre për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së saj.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, në fjalën e tij e ka cilësuar deklaratën e pavarësisë si një “manifestim dhe realizim të vullnetit të popullit të Kosovës dhe ky vullnet, tha ai, shkon shumë vite prapa”. Ai tha se Kosova është e përkushtuar që të ecë përpara dhe të shikojë kah e ardhmja.

“Tani, më në fund, ka paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon, jemi të vendosur që ta ruajmë këtë paqe”, tha Hyseni dhe përmendi gjithë shkaqet dhe faktorët që çuan drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunim siç tha edhe me faktorin ndërkombëtar.

Ministri Hyseni, tha se “pavarësisht vështirësive të së kaluarës dhe vuajtjeve nëpër të cilat ka kaluar populli I Kosovës, ajo ende do marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë”. Po ai përjashtoi çdo mundësi të rifillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës.

“Nuk mund të hyjmë në negociata, të cilat do të vinin në pikëpyetje statusin tonë si një shtet sovran dhe i pavarur. Këtu nuk ka kthim prapa. Çdo përpjekje për ta bërë këtë do të ishte tepër destabilizuese dhe e rrezikshme për paqen dhe sigurinë në rajon”, tha Hyseni.

Seanca dëgjimore do të përfundojë të martën rreth orës 18, pasi që delegacioni i Kosovës të ketë kryer dhënien e argumenteve të tij, në krye me ekspertin britanik, Michael Wood.

Ditën e dytë pritet që argumentet për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, t’i paraqesin Shqipëria, Gjermania dhe Azerbajxhani.

Seancat dëgjimore do të zgjasin dhjetë ditë dhe besohet se një mendim këshillëdhënës i Gjykatës do të mund të jepet diku nga pranvera e vitit të ardhshëm. Besohet se ai nuk do të jetë i formës së prerë. /bbc/

Postuar: 16:11 / 1.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.