Telegrafi.com - Lajme
Ipko
 
   

Shtabi zgjedhor i AKR-së të dislokohet në Mitrovicë

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Gashi, ka bërë të ditur se kryesia e partisë ka vendosur që shtabi zgjedhor i AKR-së të dislokohet në Mitrovicë, duke përfshirë pjesën logjistike dhe politike.

Sipas tij kjo zhvendosje është në funksion të mbështetjes politike dhe logjistike të degës së AKR-së në Mitrovicë, për raundin e dytë të zgjedhjeve, për të mbështetur kandidatin e saj për kryetar të Mitrovicës, Nexhemdin Spahiu, i cili garon me rivalin e tij nga PDK, Avni Kastrati.

Ndërsa, sa i përket akuzave që ka bërë AAK-ja për AKR-në dhe PDK-në për komunën e Gjakovës, Gashi tha se nuk don të komentojë çështjen e Gjakovës, për arsyeje se tashmë kjo lëndë është në procedura të organeve gjyqësore.

"Nuk dua me komentuar, sepse nëse dikush do të duhej të akuzonte dikën në Gjakovë me fakte është AKR-ja, dhe ne këtë e kemi dëshmua katërçipërisht, se ne jemi të dëmtuar atje dhe jo ata që na akuzojnë neve. Ndërkaq lidhur me PDK-në atje unë nuk kamë ndonjë koment, sepse ne nuk kemi pas asgjë të përbashkët me kandidatin e PDK-së atje, ndoshta në rundin e dytë sikur të ishim do ta kërkonim mbështetjen e të gjitha partive për kandidatin tonë atje, mirëpo kjo nuk ndodhi fatkeqësisht", tha Ibrahim Gashi, nënkryetar i AKR-së.

Ai ka shtuar se AKR ka qenë e dëmtuar në Gjakovë dhe është dashur t'i akuzojë ata që e kanë dëmtuar AKR-në. /rtv21/

Postuar: 17:23 / 1 Dhjetor 2009 | RSS

Komente (4)
O Ismet :
Para 10 javëve:
po pr hajna jan Policia nuk mun i hek akr-ja
vegim :
Para 10 javëve:
jo mer jo se kan kall gjakoven,
ismeti:
Para 10 javëve:
O hajdeni bashkoni forcat qitu te ne ne Mitorvice e fitone kette komune se na murr pusi prej hajnave...
shpresa:
Para 10 javëve:
E kallet Gjakoven e tani doni ta kallni Mitrovicen
Komento




Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Filikaqa
Raiffeisen Bank
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
038 551 990 | info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.