Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Argumentet janë në anën e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në emër të popullit dhe të institucioneve të vendit, shpreh mbështetjen e tij të plotë për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nga përfaqësuesit institucionalë, ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, dhe Sër Michael Wood me bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast, presidenti Sejdiu falënderon të gjitha vendet që e kanë mbështetur dhe po i japin mbështetje Kosovës në këtë proces gjyqësor ndërkombëtar duke theksuar se argumentet e prezantuara për pavarësinë e Kosovës janë të qëndrueshme dhe të parrëzueshme.

“Këtyre argumenteve, përveç atyre historike-juridike dhe bashkëkohëse të zhvillimit të Kosovës dhe të dëshmimit të saj si rast sui generis, të cilat bazament e kanë vullnetin politik të popullit të Kosovës, u shtohen edhe zhvillimet pozitive në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë e këndej”.

“Kosova ka dëshmuar se është vend i stabilitetit të qëndrueshëm, është vend i pranueshëm për të gjithë qytetarët e saj, është vend i respektimit të të drejtave dhe lirive njerëzore, është vend i respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë sipas standardeve më të larta dhe është vend që ka marrë përgjegjësi si partner i rëndësishëm për paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim reciprok”, thekson presidenti Sejdiu.

Vetë njohjet ndërkombëtare që i janë bërë Kosovës dhe anëtarësimi i saj në institucionet ndërkombëtare (siç janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) dhe partneriteti i rëndësishëm i Kosovës në marrëdhëniet bilaterale, sipas të parit të vendit, janë evaluim i ecjes së suksesshme dhe i zhvillimit të Kosovës si vend sovran, i pavarur dhe demokratik në familjen e vendeve të lira.

“Kosova i ka besuar dhe i beson drejtësisë ndërkombëtare dhe pret që shumë shpejt do të përfundojë ky proces duke e respektuar vullnetin politik të popullit të Kosovës dhe realitetin pozitiv të ndërtuar në Kosovën sovrane dhe të pavarur”, ka theksuar presidenti Sejdiu. /Telegrafi/

Postuar: 17:29 / 1.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.