Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

PD kërkon efikasitet nga EULEX-i

Partia e Drejtësisë konsideron se procesi gjyqësor që filloi të martën në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës nuk paraqet asgjë tjetër përveç se fillimin e zyrtarizimit të plotë ndërkombëtar të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim përshëndet paraqitjen dinjitoze të qeverisë së vendit në këtë proces.

Ndërkaq sa i përket ngjarjeve të fundit në vend, Ferid Agani, kryetar i kësaj partie ka thënë se PD kërkon nga misioni EULEX që të tregojë efikasitet dhe efektivitet maksimal në detyrën e tyre themelore fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, dhe në këtë drejtim pret përfundimin sa më të shpejtë të hetimeve përkitazi me rastin Bllaca, dhe publikimin transparent të rezultateve përfundimtare.

Përkitazi me këtë, Partia e Drejtësisë kritikon ashpër ngathtësinë dhe pasigurinë e institucioneve të vendit me rastin e reagimit në këtë situatë dhe kërkon koordinimin e tyre shumë më efikas dhe më efektiv me misionin EULEX.

“Qeveria e Kosovës duhet të ndërmerr masa urgjente në fuqizimin e shtetit ligjor, veçanërisht nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të Prokurorisë së Kosovës përfshirë shkallën e domosdoshme të sigurisë, si dhe kompensimin adekuat material për punën e tyre”, vlerëson kjo parti.

PD konsideron se situata e krijuar duhet të shërbejë si mundësi që një herë e përgjithmonë të hiqet hija e dosjeve nga e tashmja dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës, si parakusht për përparim të vendit.

“PD tërheq vëmendjen në domosdoshmërinë e eliminimit të polarizimit ekstrem të qytetarëve në baza partiake dhe rajonale, dhe thekson nevojën për qetësi dhe stabilitet në vend para rrethit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe konstituimit përfundimtarë të asambleve komunale”, ka thënë Agani.

Njëkohësisht, PD ka theksuar se “parregullsitë e skajshme të konstatuara në procesin zgjedhor 2009 pas mbylljes së vendvotimeve”, duhet të jenë të fundit dhe në të ardhmen duhet parandaluar me çdo kusht. /Telegrafi/

Postuar: 15:01 / 2.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.