Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Rugova vazhdon të jetojë me popullin dhe LDK-në

Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës shënuan të mërkurën datëlindjen e presidentit Ibrahim Rugova. Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri vlerësoi se Ibrahim Rugova me ideologjinë, mesazhin dhe me veprën e tij vazhdon të jetojë me LDK në, vazhdon të jetojë me popullin e vet që e ka përkrahur shumë.

“Ne jo vetëm që e përkujtojmë sot, duke e respektuar, duke vendosur lule apo duke qenë me familjen e tij të gjakut, por kjo ditë për ne, për LDK në, tregon qartë që 1 dhjetori ditë e dëshmisë për shtetin e Kosovës, dhe 2 dhjetori si ditë e tij e lindjes, lidhet ngushtë edhe me 20 vjetorin e LDK së, apo për të cilën ne po punojmë më 23 dhjetor për të hyrë në dekadën e tretë të veprimtarisë sonë politike", theksoi Haziri në një konferencë për media.

Gjithashtu Haziri tha se LDK përshëndet përgatitjen profesionale dhe prezantimin e Kosovës në mënyrë dinjitoze nga Ministri i Jashtëm në GJND. Ministria e Jashtme e ka prezantuar dëshminë e faktuar se Pavarësia e Kosovës ka qenë zgjidhja më e mirë, më e besueshme, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe për ato pak grupe minoritare që janë në Kosovë dhe shtetet në rajon.

Duke folur për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, Haziri tha se LDK po e përgatit popullin për vizionin politik që pritet të konfirmohet edhe në balotazh në 11 komuna ku LDK ja garon, duke filluar me fushatën sipas afatit ligjor më 5 dhjetor për të përfunduar më 11 dhjetor në mesnatë.

Me këtë rast ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin sërish në zgjedhje. Haziri edhe një herë konfirmoi se LDK ja i është qasur procesit zgjedhor me përkushtimin më të madh dhe e ka kuptuar si kreditin më të madh që duhet ta ketë në këto zgjedhje të cilat janë historike për vendin, për të ardhmen e tij dhe për perspektivën evropiane.

Duke iu referuar dëshmisë për krimet në Kosovës, nënkryetari i LDK së kërkoi nga organet e gjyqësisë që të japin shpjegime shtesë rreth vendimit që Nazim Bllaca të mbrohet me burg shtëpiak. Ndërsa vendimin për caktimin e masës së arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për Bllacën ai e quajti të pakuptimtë.

Ai tha se askush nuk ka të drejtë përveç organeve të drejtësisë të vlerësojë se kush është patriot e kush tradhtar, derisa SHIK un e ka cilësuar si organizatë ilegale. "SHIK-u ka qenë organizatë ilegale për LDK-në, mbetet ilegale, si strukturë. Ajo mund ta ketë një funksion për një periudhë të caktuar kohore të luftës apo të periudhës kur është vendosur të themelohet si strukturë, për LDK në gjithmonë ka qenë dhe mbetet e tillë organizatë fantome", nënvizoi Haziri. /QIK/

Postuar: 16:44 / 2.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.