Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Sejdiu: Presidenti Rugova - njeriu që bëri epokë

Me rastin e datëlindjes së 65-të të presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, pasardhësi i tij, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe te varri i dr. Rugovës.

Presidenti Sejdiu tha se jemi sot pranë varrit të dr. Ibrahim Rugovës, pranë varrit të njeriut i cili bëri epokë zhvillimesh në fundin e shekullit të kaluar dhe në fillimin e këtij shekulli.

”Unë erdha sot me bashkëpunëtorët e mi, një pjesë e të cilëve kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë edhe të Presidentit Rugova sikur edhe unë vet, për të shënuar simbolikisht krahas gjithë asaj që e bëjmë esencialisht, ecjen dhe kujtimin e përhershëm për Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Njeriun që bëri epokë në zhvillimet më të rëndësishme të fundshekullit të kaluar dhe të fillim shekullit që jetojmë tash dhe njeriu që i mungon shumë Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu.

Rruga jonë, synim i yni do jetë integrimi i Kosovës në BE, në NATO, për të arritur që të realizojmë synimin dhe vizionin e themeltarit të shtetit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, u shpreh Sejdiu.

“Kujtimi për të është i gjithmonshëm, vepra e Tij, prej kolosit të dijes edhe të luftëtarit për rezistencë dhe liri të vendit, do të jetë fanar ndriçues në ecjen tonë të mëtejshme. Për ne është me rëndësi që vizioni i Tij, dhe vizioni i gjithë atyre që u shkrinë dhe ranë për Kosovën të jetë i realizuar në kuptimin më të mirë, me Kosovën shtet demokratik, të prosperimit të përhershëm, dhe me Kosovën që pandalshëm karshi sfidave që ka, ec në realizimin e vizionit themelor të trasuar që herët, po edhe të Presidentit Rugova në këtë rast që është themeltar i vet shtetit të pavarur të Kosovës, për të qenë të integruar në Bashkimin Evropian, në NATO, për të pasur të pashkëputshme miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vijoi presidenti Sejdiu. /Telegrafi/

Postuar: 16:55 / 2.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.