Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

LDD shpërfillë kërkesën e PDK për Salihajn e Gecin

Lidhja Demokratike e Dardanisë e ka quajtur një deklaratë të kotë dhe të parëndësishme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës që të distancohet nga veprimet e dy deputetëve të saj Adem Salihaj dhe Gani Geci madje edhe t’i largojë ata nga partia.

Zyrtarët e LDD-së thanë se veprimet e deputetëve të saj janë në harmoni me qëndrimin e partisë. Lidhja Demokratike e Dardanisë po ashtu përmes zëdhënësit të saj, Armend Baloku, tha të mërkurën se kërkesa e PDK-së është e kotë dhe e pavlefshme dhe se LDD po vepron si e unifikuar karshi veprimeve kriminale të njerëzve të Qeverisë.

“Fatmirësisht politikat e LDD-së, LDD i bën vetë dhe askush tjetër. LDD po vepron e unifikuar karshi veprimeve kriminale të njerëzve të Qeverisë dhe PDK-së prandaj kjo kërkesë për ne është e pavlefshme dhe meriton injorimin total”, tha Baloku

Lidhja Demokratike e Dardanisë përveçse është deklaruar se ka dëshmi shtesë që përforcojnë deklaratat e personit që tashmë po mbahet në arrest shtëpiak Nazim Bllacës, ajo ka kërkuar edhe nga LDK, partneri në koalicion i PDK-së, që të tërhiqet nga bashkëjetesa në qeverisje me PDK. /rtk/telegrafi/

Postuar: 17:49 / 2.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.