Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Kosovë: 179 raste pozitive në A H1N1

Komiteti Nacional i Kosovës për Sëmundje Ngjitëse ka mbajtur të enjtne takimin e radhës në të cilin është bërë një vlerësim i situatës aktuale epidemiologjike në vend dhe kahet e veprimit të mëtejmë.

Në këtë takim, të kryesuar nga kryetari i këtij komiteti, Isuf Dedushaj, është vlerësuar se situata epidemiologjike në sa i përket ecurisë së Gripit sezonal dhe Gripit të ri pandemik A H1N1 është nën kontroll dhe se po vazhdon zbatimi i masave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së ka bërë të ditur se që nga 15 korriku e deri më tash në Kosovë janë regjistruar 556 raste të dyshimta në grip dhe në Qendrën Kombëtare të Gripit janë diagnostikuar 179 raste pozitive në A H1N1. Deri sot, janë raportuar 10 raste me vdekje (exitus letalis).

Ramadani ka thënë se rastet individuale të konfirmuara të A H1N1 të nxënësve në shkolla nuk paraqesin indikacion për ndërprerjen lokale të mësimit.

Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në këtë klinikë janë hospitalizuar 14 raste të dyshimtë në Grip, por që sipas tij, krahasuar me javën e kaluar, këtë javë ka pasur një rënie të fluksit. Ai e ka përshkruar si stabile gjendjen e të prekurve nga Gripi.

Në këtë takim nga Isme Humolli (IKSHP) u bë e ditur se gjatë ditës së enjte ka pasur një rritje të fluksit të mantelbardhëve për vaksinim, por edhe të vetë qytetarëve të cilët në IKSHP kanë kërkuar që të vaksinohen kundër A H1N1.

Komiteti ka vlerësuar se procesi i vaksinimit kundër AH1N1 po stabilizohet, po përmirësohet edhe sistemi i raportimit nga terreni, derisa me ndihmën e OBSH-së, janë siguruar reagjensat që Qendra Kombëtare për Grip të mund të punojë analizat edhe për dy tre javët e ardhshme pa probleme.

Komiteti ka përkrahur shpërndarjen dhe ordinimin e mëtejmë të Tamiflusë nga infektologët rajonalë dhe specialistët si dhe është shtruar nevoja që të autoambulancat mobile të pajisen me boca për oksigjenim me rrjedhje apo kapacitetet me të larta.

Komiteti u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë në zbatimin e masave preventive me qëllim që të përballohet sa më lehtë pandemia e gripit A H1N1, pasi që gjendja është serioze dhe kërkon përkushtim shtesë të gjithëve. /Telegrafi/

Postuar: 17:03 / 3.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.