| |
|
Pajaziti-Jankulovska, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e policisë
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Zenun Pajaziti dhe ajo e Maqedonisë, Gordana Jankulovska, nënshkruan të enjten një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e policisë, për të cilën thanë se do t'i hapë rrugën arritjes së marrëveshjeve të tjera Kosovë Maqedoni në fusha të ndryshme. Duke falënderuar Qeverinë e Maqedonisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në fushën e demokratizimit dhe pavarësimit, ministri Pajaziti tha se marrëveshja e sotme i hap dyert e bashkëpunimit në mes të dy vendeve edhe për arritjen e marrëveshjeve të tjera në fusha të ndryshme.
Nga ana tjetër, ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska theksoi se marrëveshja e nënshkruar me palën kosovare është shprehje e miqësisë që ekziston në mes të dy shteteve dhe e thellimit të bashkëpunimit të mëtejshëm, në fushën e policisë dhe në fusha tjera.
Ajo theksoi se e ardhmja e rajonit tonë është në Evropë dhe Republika e Maqedonisë do të japë kontribut në këtë drejtim, pjesë e së cilës do të jetë edhe Kosova. /rtv21/
Postuar: 17:07 / 3.12.2009 | RSS |
|
|
 |
|
Nexhmedin Saqipi, Bujanoc |
|
|