Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

“Bllaca”, EULEX: Konfidencialiteti mundëson hetimet

Lidhur me rastin të cilin e ka hapur Prokuroria Speciale (PSRK) mbi pohimet e bëra nga Nazim Bllaca, EULEX-i, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se do ta mbrojë konfidencialitetin e hetimeve që janë duke u zhvilluar, për t’ju mundësuar prokurorëve të PSRK-së dhe policëve të punojnë pa asnjë pengesë.

“Parimi i konfidencialitetit është bazë për sundimin e ligjit që ka për qëllim sigurimin e efektshmërisë së hetimeve, si dhe të drejtat e të gjithë personave në fjalë, qofshin ata dëshmitarë ose të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

“Në çdo hetim penal, dëshmitë duhet të mblidhen dhe të shqyrtohen nga hetuesit dhe prokurorët me një saktësi shumë të madhe. Vetëm pas përfundimit të këtyre hetimeve mund të konkludohet nëse personat do të sillen para gjykatës për një gjykim të drejtë dhe publik”, theksohet më tej.

Si mision për sundimin e ligjit, EULEX-i thekson se ky mision e respekton plotësisht parimin e konfidencialitetit në deklaratat e veta publike dhe pret që këtë shembull ta ndjekin të gjithë, ashtu që drejtësia të ndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë. /Telegrafi/

Postuar: 18:01 / 3.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.