Hasani merr pjesë në kongresin “Gjykatat Kushtetuese të Evropës”
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani dhe gjyqtarja Gjyljeta Mushkolaj të enjten udhëtojnë në Regensburg, Gjermani; për të marrë pjesë në Kongresin “Gjykatat Kushtetuese të Evropës: 20 vjet me vonë”, të organizuar nga Forumi Kushtetues Evropian.Me ketë rast, përveç këmbimit të përvojave në Kongres me kolegët e Gjykatave Kushtetuese të Evropës, siç thuhet në një komunikatë për media, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, do të ketë takime me kryetarët e gjykatave kushtetuese të Evropës.
Sipas Hasanit, ky Kongres është mundësi e mirë për vendosjen e raporteve me gjykatat e vendeve Evropiane dhe ato të rajonit. /Telegrafi/
Postuar: 18:05 / 3.12.2009 |
RSS