Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Geci paditet për vrasjen e Sandokanit

E veja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur me nofkën Sandokani, Sanije Rexha, ka ngritur padi në Prokurorinë e EULEX-it kundër deputetit të LDD-së, Gani Geci.

Në padinë që është bërë më 30 nëntor2009, Gani Geci akuzohet për vrasjen e Sandokanit, në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë.

“Unë kam bërë një padi në EULEX kundër kriminelit Gani Geci i cili ma ka vra burrin”, njoftoi sot para gazetarëve, Sanije Rexha.

E pyetur pse ka pritur deri në këtë kohë, ajo tha se ka pasur për qëllim që vetë ta vrasë Gani Gecin.

Sanije Rexha është motra e Sabit Gecit dhe kanë lidhje familjare me Gani Gecin.

Ndaj akuzave të Sanije Rexhës,ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë,Gani Geci,i cili ka thënë se nuk e din nëse ai është vrasës i Abedin Rexhës, pasi që në këtë konflikt ka pasur shumë persona të involvuar.

Deputeti Geci tha se është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë nëse vërtetohet se ai e ka vrarë Abedin Rexhën. Geci tha se " e gjithë kjo tani është kundërpërgjigje e SHIK-ut ndaj CD-së që e zbulova". /gazeta Express/rtv21/telegrafi/

Postuar: 17:21 / 5.12.2009 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.