Mustafa: Kandidati i LDK-së siguron zhvillim
Në hapjen e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve, në fshatin Brezne të Opojës, kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit Halim Shemsedini, edhe njëherë u zotua se premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 15 nëntorit , do ti realizoi në përpikëri. Ai tha se LDK është e vetmja parti, e cila i ka pri popullit të Kosovës edhe në ditët më të vështira, andaj vota për LDK-në do ta përcaktojë ardhmërinë e Kosovës.
Ndërsa, anëtari i kryesisë së LDK-së Isa Mustafa, pasi shprehu bindje të thellë për fitore të LDK-së në këtë komunë, mbështeti fuqishëm kandidatin Halim Shemsedini, i cili sipas tij, ofron një program që siguron zhvillim, prosperitet dhe demokraci.
Qytetarëve iu drejtua edhe kandidati i AAK-së Burim Piraj, tashmë partner i koalicionit me LDK-në, i cili ftoi simpatizantët e AAK-së që të mbështesin Halim Shemsedinin në zgjedhjet e 13 dhjetorit, duke shprehur bindje se ai do të ndryshoj jetën e banorëve të kësaj komune. /rtv21/
Postuar: 17:23 / 5.12.2009 |
RSS